Tuesday, November 10, 2009

Ndryshim brenda nje minute

"Nje minute babi!" eshte pergjigja me e shpeshte qe vajza ime me jep kur e kerkoj te vije tek une. Nje minute per te eshte nje periudhe kohe e pacaktuar, qe i jep asaj kohe te mbaroje ate qe eshte duke bere. Shpresh e degjoj dhe nga te rritur: "erdha per nje minute", dhe sigurisht nuk vjen brenda 60 sekondave.

A eshte e rendesishme nje minute e jetes sone? Une them se PO.
Ne nje jete monotone ku nuk i jepet rendesi detajeve, nje minute nuk ka rendesi te madhe, por ne situata te caktuara nje minute eshe shume e rendesishme. Me lejo te jap ca shembuj, por mos harro te lexosh te fundit.

Para disa javesh udhetova disa ore per shkak te punes dhe me duhej te kapja nje autobus ne oren 7 pasdite per t'u kthyer ne Toronto. Ne mengjes linja ishte cdo 20 minuta dhe une nuk shpejtova sepse e dija qe nuk do prisja, kurda qe shkoja. Hyra ne stacion ne oren 7.01 dhe autobusi po dilte. Dhe sic ndodh gjithmone ne Kanada autobusi nuk ndalon askund pervec stacioneve te percaktuara. M'u desh te prisja dhe 59 minuta ne te ftohte dhe shkova shume vone ne nje ditelindje ku te gjithe me prisnin.

Gezimi, nje miku im ndersa po saldonte ne nje shtepi, nga nje gabim (i paparashikuar) e zuri korenti dhe per nje periudhe qe i ngjajti si nje jave, therriti per ndihme duke patur dridhje te tmerrshme. E zonja e shtepise pas shume kerkimesh per gjetjen e menyres se shpetimit i vajti mendja te hiqte prizen nga korenti. Cdo sekonde ishte me shume vlere.

Ndersa po shikoja nje dokumentar ne lidhje me eksperiencen nje personi qe ishte ringjalluar prej se vdekurish, personi shpjegoi sesi ne hyrjen e portes se ferrit ku shkonin personat qe nuk kishin marredhenie me Zotin, hynin me nje shpejtesi te madhe personat qe ishin larguar nga trupat e tyre fizike (pas eksperiences se vdekjes fizike). Sipas shpjegimit te personit, njerezit nuk kishin kohe te benin asnje tjeter vec te ulerinin nga tmerri qe po perjetonin per nje periudhe disa sekondash.

Ne fakt nje minute ka shume vlere. Secili nga ne mund te beje gjera te mira apo te keqija per veten dhe te tjeret, brenda nje minute. Dhe ne fakt vendimet merren brenda nje minute, pavaresisht sesa kohe ju ka dashur te mendojne per te marre ate vendim. Ne vendosim te inatosemi apo te mbetemi te qete brenda nje minute. Ne vendosim te japim nje buzeqeshje ose indiferentizem brenda nje minute.

Personalisht vendimi me i rendesishem qe mund te merret brenda nje minute eshte vendimi per t'i rregulluar gjerat me Zotin. Ti dhe une i kemi shkelur shumicen (mos them te gjitha) e ligjeve te Zotit. Dhe megjithese i kemi thene vetes "jam mire" brenda e kemi ditur qe ka dicka qe nuk shkon me pergjigjen qe i japim kerkimit te shpirtit per qetesi te vertete. Ne Mars 1994 une mora vendimin te kisha Paqe me Perendine dhe mund te them qe lutja qe i kam bere Zotit, ka qene gjeja me e rendesishme qe kam bere brenda nje minute ne gjithe jeten time.

Kush eshte minuta me e rendesishme e jetes sate? Me thuaj.

No comments:

Post a Comment