Tuesday, March 24, 2009

Pse perdor Biciklete?


Bicikleta eshte bere nje shoqe e mire qe prej rreth 25 vjetesh. Ne fillim me ndihmen e vellait tim mesova t'i jap nje biciklete femerore italine Bianka, derisa na e vodhen ne koehn kur vidhej gjithcka. Me pas 2 bicikleta te tjera m'i moren per shkak se une mendoja qe ishin aq tesigurta sa nuk i kontrollova. Bicikleta qe kam tani eshte nje gjysme sportive me goma te holle dhe e mire per rruge te pa gropuara.

Nuk e nderroj bicikleten per vlerat e saj me asnje mjet tjeter transporti.Jo se makina nuk eshte e mire por preferoj qe per pune individuale brenda qytetit te perdor bicikleten. Per ata qe nuk i dini po listoj disa nga aresyet qe bicikleta duhet te jete nje nga mjetet kryesore per levizjen tuaj.

Kushton lire. Krahasuar me mjete te tjera te transportit kostoja e blerjes se nje biciklete eshte me e lire se cdo mjet tjeter. Sigurisht qe gjen me cmime te ndryshme, por me 10.000 lek mund te gjesh nje qe te mbaron pune per disa vjet.
Kosto te ulet mirembajtjeje. Ne llogaritjet e mia nuk i kaloj 2000 lek/vit harxhime per te rregulluar dicka ne biciklete.
E shendetshme. Permes bicikletes nje person si une qe kalon shumicen e kohes ulur, vendos ne levizje organizmin e tij , per te shmangur semundje qe vijne nga mungesa e levizjes.
Ekologjike. Perderisa nuk perdor produkte te naftes, nuk nxjerr gazra qe clirohen ne atmosfere dhe qe jane te demshem per organizmin. Ambjenti ku jetojme eshte mjaft i ngarkuar me ndotje industriale dhe nga makinat dhe secili mund te kontribuoje per te zvogeluar ndotjen. Shpesh shikoj qe njerez dhe kur shkojne per te blere buken, shkojne me makine. Nga ana tjeter makina po perdoret si nje mjet per te treguar dhe fuqine financiare te dikujt keshtu qe po perdoret dhe rendom "sa per tu dukur". Do te sugjeroja qe makinat te perdoren aty ku vertet eshte e nevojshme.
Mbaron pune ne trafik te renduar. Te gjithe jemi deshmitare te asaj qe jo rralle te duhet te presesh gjate per te kaluar neper disa rruge, me biciklete une nuk e kam kete problem te parakaloj makina te shpejta, te cilat presin rradhen.

Ju patjeter qe mund t'i shtoni kesaj liste dhe perfitime te tjera te perdorimit te bicikletes. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe te perpiqesh te perdoresh bicikleten, per vete dhe per te tjeret.

Sunday, March 22, 2009

Pas dushit


Nuk di per ju, por nje nga gjerat qe me jep kenaqesi eshte te larit ne dush. Jam i lodhur apo i stresuar, por gjithmone pas dushit ndihem i lire. Duket sikur bashke me djersen largohet nje barre e padukshme per te cilen nuk kam shpjegime, vetem di ta perjetoj.Nuk ka me mire se te kesh mundesi ta fillosh diten nga fillimi, pavaresisht asaj qe te ka ndodhur.

Pas nje stresi ne pune, nje debati me dike apo nje lodhjeje fizike, dushi eshte nje nga preferencat e mia. Sigurisht me e mira eshte kur ke dike qe te ferkon kurrizin, por kjo eshte ceshtje tjeter.

Ne fakt kur do te lash apo freskosh trupin eshte shume me e lehte se kur do te pastrosh apo freskosh shpirtin. Kjo e fundit eshte me e nevojshme dhe me e veshtire. Gabimet qe bejme ndaj njerezve apo ndaj Zotit na e bejne jeten me te ngarkuar dhe perpiqemi te lahemi me menyrat tona. Nuk di sesi eshte eksperianca juaj, por mua me ka funksionuar dicka.
I jam lutur Zotit te Bibles dhe i kam kerkuar falje per deshtimet e mia, gabimet e mia dhe mekatet e mia. Si per cudi, dmth e pashpjegueshme, pas kesaj jam sikur kam bere nje dush, por kete radhe nga permbrenda.
Ne fakt me duhet shpesh ta bej kete dush, sepse kam nevoje per te vazhdimisht.

Saturday, March 21, 2009

PSE NDRYSHE?


Secili prej nesh eshte krijuar unik, te jete i ngjashem me te tjere ne fusha te ndryshme, por unik. Secili prej nesh ka pamje te ndryshme, karakter te ndryshem, deshira te ndryshme dhe aftesi apo dhunti te ndryshme.
Ndryshueshmeria eshte keqkuptuar neper shekuj per breza dhe civilizime te ndryshme. E reja nuk eshte pritur mire nga e vjetra. Mendimi i ri gjithmone ka qene i kundershtuar nga mendimi i shumices; pse? Sepse ishte ndryshe.
Duket qe dhe sot shoqeria jone nuk e kupton dhe pranon plotesisht idene e te qenit ndryshe. Kundershtimi i te qenurit ndryshe reflektohet ne menyra te ndryshme qe nga injorimi dhe deri tek ndjekja apo persekutimi.
Kjo faqe interneti nuk eshte se do te sjelle ndonje ndryshim te papare ne historine e shqiptareve, por ju siguroj qe do te jete NDRYSHE.

Do te jete nje faqe ku secii ne kohe te ndryshme mund te gjeje perkrahje per idete e veta apo te sfidohet per menyren e jeteses. Ketu asnje lexues nuk do te largohet pa reaguar: disa do te thone do te kthehem serisht ne kete faqe dhe do e vendosin si Bookmarks apo Favorites dhe te tjere do te bezdisen dhe do te perpiqen ta harrojne kohen qe harxhuan ketu. Sidoqofte NDRYSHE do te vazhdoje te flase pa patur frike nga njerzit apo te berit gabim.

NDRYSHE do te jete nje faqe ku kendveshtrimi per te verteten do te ndryshoje per lexuesit, ate qe disa e quajne te vertete relative do te behet absolute dhe anasjelltas. Kjo eshte nje faqe ku MENDIMTARI do te shkruaje mendimet e tij, por dhe ju jeni shume te mirepritur te beni komentet tuaja.

Shihemi ketu rrotull, mos me lini vetem me mendimet e mia, me sfidoni :)

MENDIMTARI