Saturday, March 13, 2010

LUTJE PËR GRATË QË KANË KRYER ABORT


Femrave u është servirur mashtrim. Nënat janë dëmtuar si fizikisht ashtu edhe emocionalisht nga abortet. Fëmija i palindur nuk është thjesht një masë mishore. Foshnja është një qenie njerëzore e krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Kjo foshnjë njerëzore e pafajshme duhet të jetë e mbrojtur ndaj çdokujt që mund të dojë ta dëmtojë. Ata që nuk e vlerësojnë dinjitetin e nënave apo jetën e foshnjave të palindura kanë vazhduar të mashtrojnë e të miratojnë ligje që mbështesin mashtrimin e tyre prej shumë kohësh tashmë. 
Në kohën kur shumica e grave fillojnë të besojnë se mund të jenë shtatzëna, rreth javës së 5-të, kanë filluar të zhvillohet truri dhe shtylla kurrizore e foshnjës si pjesë përbërëse të sistemit të tij/saj nervor. Po në të njëjtën kohë formohet edhe zemra. Ajo fillon edhe të rrahë aty nga java e 6-të ose e 7-të e shtatzanisë.
Megjithëse në përmasa shumë të vogla, foshnja formohet plotësisht vetëm 12 javë pas ngjizjes. Ai/ajo i ka të gjitha organet, muskujt, gjymtyrët dhe kockat. Që këtej e tutje ai/ajo do të fillojë të rritet e zhvillohet plotësisht. Rrahjet e zemrës së tij/saj bëhen të forta aty nga java e 14-të e shtatzanisë.

Foshnja rritet e zhvillohet me shpejtësi. Në javën e 24-t, foshnja ka mundësi të mbijetojë në rast se lindet në një spital të pajisur si duhet. Tashmë po rritet numri i foshnjave që mbijetojnë edhe pse janë lindur para kohe, madje edhe i atyre që nuk i kanë mbushur 24 javë në barkun e nënës.

Në javën e 33-të deri 36-ë, truri dhe sistemi nervor i foshnjës janë zhvilluar plotësisht dhe kockat kanë filluar të forcohen. Foshnja është gati të lindet aty nga java e 40-të e shtatzanisë.  

Vetëm brenda këtij viti, në mbarë botën janë vrarë përmes aborteve mbi 50 milionë foshnja të palindura dhe si pasojë shumë prej nënave të këtyre foshnjave ende vazhdojnë të vuajnë fizikisht dhe emocionalisht. Lutuni bashkë me ne që nënat nuk do të bien më pre e këtyre mashtrimeve dhe se ato do t’i mbrojnë foshnjat e tyre të palindura ende.   


Ju lutemi lutuni që …

1.  Nënat të zgjedhin t’i lindin foshnjat që rriten në barkun e tyre dhe jo t’i abortojnë ato. Sipas UNFP-së (Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë), 50 nga 190 milionë shtatzani në botë gjatë harkut kohor të një viti, përfundojnë në abort.

2.  Gratë që kanë kryer abort të mund të përjetojnë rimëkëmbjen dhe shpengimin që vjen përmes Jezus Krishtit, Birit të Perëndisë, i cili është i vetmi që mund të shndërrojë thyerjen në plotësi, i cili na ripërtërin në shëmbëlltyrën e Tij, na pajton me Veten e Tij dhe na jep paqen e Tij.

3.  Fuqia e Ungjillit të prekë zemrat dhe jetët e nënave që janë mashtruar nga besimet dhe ideologjitë e rreme fetare në mënyrë që ato të kuptojnë thirrjen e tyre për të ushqyer dhe mbrojtur bijtë dhe bijat e tyre.  

4.  Gratë që po mendojnë të abortojnë të mund të mësojnë të vërtetën se çfarë është në fakt më mirë për to. Aborti nuk vret vetëm foshnjat. Shumë prej grave që kanë kryer abort, preken prej një numri të madh dhe të shumëllojshëm çrregullimesh mendore dhe kanë vdekshmëri më të lartë nga vetëvrasjet dhe aksidentet. Çertifikatat e vdekjes të shumë nënave që kanë kryer abort nuk japin detaje për këtë fenomen çka zvogëlon raportimin e numrit të saktë të këtyre rasteve.    

5.  Personeli i Projektit ‘Ana’ të ketë urtësinë e duhur se si të mbajë lidhjet dhe t’u vijë në ndihmë dëgjuesve të programit ‘Gratë e Shpresës’ (GeSH) që kanë nevoja të mëdha e të ngutshme.  

6.  Perëndia qoftë lëvduar që transmetimi i programit ‘Gratë e Shpresës’ në gjuhën ruse tashmë ka filluar. Perëndia qoftë lëvduar që gratë me kombësi haitiane që jetojnë në Boston të Shteteve të Bashkuara kanë tani mundësinë të dëgjojnë programin ‘Gratë e Shpresës’ në gjuhën kreole që transmetohet nga Radio ‘Echo Evangelique’(Jehona Ungjillore)    

7.  Pavarësisht kushteve shumë të rrezikshme, të Krishterët që jetojnë në vende të mbyllura dhe që janë të vendosur të vazhdojnë t’i shërbejnë Perëndisë aty ku Ai i ka vendosur, të gëzojnë mbrojtjen fizike dhe frymore të Tij. Disa prej producentëve tanë përballen çdo ditë me rrezikun e humbjes së familjeve, zotërimeve apo edhe jetëve të tyre për shkak të Ungjillit.

8.  Të ketë përkujdesje më të mirë shëndetësore për ato mijëra gra që janë në rrezik vdekjeje gjatë shtatzanisë, përfshirë rrezikun nga gjendja e komas gjatë apo pas lindjes. Lutuni që gratë të ndërgjegjësohen se si të kujdesen për veten dhe foshnjat e tyre të palindura dhe që qeveritë të mund të luftojnë kundër korrupsionit që pengon përmirësimin e përkujdesjes shëndetësore.   

9.  Lutuni për fëmijët e palindur nënat e të cilëve/cilave janë duke menduar të kryejnë abort. ‘Kockat e mia nuk ishin një gjë e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende’ (Psalm 139:15-16).

10.  Perëndia ynë t’i japë lavdi Vetes me anë të transmetimit të programeve ‘Gratë e Shpresës’ përmes shpalljes së Fjalës së Tij, e cila ofron falje dhe shërim për gratë që jetojnë duke fajësuar veten dhe duke u ardhur keq që kanë zgjedhur të kryejnë abort të foshnjave të tyre të palindura.

11. Gratë dhe vajzat që kanë mbetur shtatzëna për shkak të përdhunimit të mund të gjejnë shërim fizik dhe emocional në dashurinë dhe dhembshurinë e Jezus Krishtit përmes përkujdesjes dhe mbështetjes së ndjekësve të Tij. Lutuni për këshilluesit e Projektit ‘Ana’ ndërsa ata i shërbejnë grave dhe vajzave që kanë pasur përvoja traumatike. ‘Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë’ (Romakëve 15:13). 

12.  Lutuni për ata që mbrojnë me guxim dhe haptazi të drejtat e fëmijëve të palindur. Në 26 Shtator të këtij viti, në Berlin të Gjermanisë u organizua një Ecje Për Jetën në të cilën morën pjesë 1,300 njerëz pro jetës. Lutuni që në të ardhmen më shumë njerëz do të marrin pjesë në këto veprimtari.  
13.  Zoti qoftë lëvduar për fushatën ‘40 Ditët e Jetës’ (23 Shtator deri më 1 Nëntor). Kjo iniciativë u zhvillua në 212 qytete në 45 shtete të Amerikës, pesë provinca të Kanadasë dhe Danimarkë. (http://www.40daysforlife.com/splash.cfm).
14.  Zoti, Perëndia ynë, i cili është në gjendje të ndryshojë zemrat dhe të drejtojë shtegun e kombeve, të mund të ndryshojë situatën dhe t’i fuqizojë udhëheqësit e kombeve të veprojnë në emër të mbrojtjes së martesave dhe familjeve.

15.  Lutuni për nënat që janë të rrezikuara nga dëmtimet që kanë të bëjnë me lindjen të tilla si fistulat, që u shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme dhe urinim të pavullnetshëm dhe që bëjnë që bashkëshortët e tyre t’i braktisin ose i detyrojnë ato të izolohen brenda mureve të shtëpisë pasi nuk kanë para për operacionin e nevojshëm për të riparuar dëmtimin.   

16.  Ati ynë Qiellor të na mësojë se si të ‘kërkojmë drejtësi, ndihmojmë të shtypurin, sigurojmë drejtësi jetimit, dhe mbrojmë çështjen e gruas së ve’ (Isaia 1:17). 

17.  Lutuni që gratë që i kanë dhënë fund një shtatzanie të paplanifikuar të cilat po përpiqen t’i shpëtojnë ndjenjave të fajit, zemërimit e turpit dhe që ndihen larg dashurisë së Perëndisë të mund të kërkojnë faljen dhe shërimin e Tij.  

18.  Lutuni që ata që do të marrin pjesë në Kongresin e Parë Ndërkombëtar mbi Shëndetin e Grave dhe Konferencën mbi Abortin e Pasigurt, në Bangkok, Tailandë, më datat 20-23 Janar, të lejojnë të vërtetën të shfaqet hapur dhe të bëjnë të ditur se gratë po dëmtohen dita-ditës nga abortet e që për të shpëtuar jetën e fëmijëve të palindur si dhe për të mbrojtur jetën e nënave duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha.   

19.  Lutuni që Fryma e Perëndisë të lëvizë me fuqi për të mbrojtur 50 milionë fëmijët e palindur anembanë botës që mund të abortohen këtë vit. ‘Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore’ (Proverbs 31:8). 

20.  Lutuni për ata qindra mijëra pjesëmarrës në Marshin për Jetën (http://www.marchforlife.org/) në 22 Janar në Uashington D.C. si dhe për shumë veprimtari të tjera të Ecjes për Jetën në mjaft qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata ngrenë zërin për fëmijët e palindur, ‘të memecëve’.

21.  Zoti qoftë lëvduar për udhëheqësit e shtetit në Republikën Domenikane që kanë përfshirë terma pro-jetës mbi abortin në kushtetutën e vendit të tyre duke u shprehur se e drejta e jetës vlen që nga ngjizja deri në vdekje. (LifeNews.com).

22.  Lutuni që qeveritë e vendeve të botës të mund të trainojnë mjekët dhe mamitë se si të parandalojnë fistulat, si dhe të sigurojnë qendra shëndetësore të mirë-pajisura në të gjithë vendin, në mënyrë që gratë të mbërrijnë në klinikë në kohë për lindje. Në Etiopi, 94 përqind e grave lindin pa pasur ndihmën e ndonjë punonjësi shëndetësie të kualifikuar ndërkohë që shumica e grave të këtij kombi kanë shtat të imët. (BBCNews.com).

23.  Lutuni për zbatimin e plotë në mbarë botën të ligjeve ekzistuese kundër praktikave të liga të abortimit të foshnjave femrave, vrasjes së fëmijëve dhe mohimit të vullnetshëm të ushqyerjes së tyre. Në ditët tona, 61 përqind e popullsisë së botës jeton në vende ku aborti lejohet me kufizime fare të vogla.  (http://reproductiverights.org/sites/crr.civicactions.net/files/documents/pub_fac_abortionlaws2009_WEB.pdf).

24.  Zemrat dhe mendjet tona të ndriçohen lidhur me çështjet që prekin gratë anembanë globit, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ndërhyjmë me besnikëri dhe me urtësi në favor të tyre sipas vullnetit të Perëndisë.  

25.  Perëndia ynë të prekë zemrat e nënave anembanë globit me dashurinë e Tij të dhembshur e të mëshirshme, në mënyrë që ato të mësojnë të vlerësojnë, mbrojnë, edukojnë dhe përkujdesen për fëmijët e tyre, pavarësisht rrethanave.

26.  Lutuni për sigurinë e grave shtatzëna që janë të rrezikuara nga dhuna në familje e cila shpesh shkakton edhe vdekje. Lutuni që familjarët, miqtë dhe fqinjët e tyre do ta ngrenë zërin në rast se dyshojnë për abuzim dhe do t’i mbrojnë ato që kërkojnë ndihmë.

27.  Lutuni që gratë dhe vajzat adoleshente që po mendojnë të vetëvriten pasi kanë kryer abort, të gjejnë dikë që do t’u tregojë atyre dashurinë dhe përkujdesjen e Perëndisë. Shumë gra dhe vajza adoleshente janë detyruar të kryejnë abort dhe tanimë ato po përballen me dhimbjen emocionale që shpeshherë është e padurueshme.  

28.  Lutuni që ata ose ato që janë prekur nga tragjedia e abortit apo e vrasjes së fëmijëve të mund të përjetojnë mëshirën, faljen dhe ngushëllimin e Perëndisë përmes dashurisë, dhembshurisë dhe mirësisë së shfaqur nga njerëzit e Tij.

29.  Lutuni për urtësi dhe guxim për punonjësit e Projektit ‘Ana’ të cilët jo vetëm përkthejnë programet dhe kalendarët e lutjes por gjithashtu organizojnë seminare mbi shëndetin, drejtojnë trainime mbi udhëheqësinë e grave, shpërndajnë radio të dhuruara, drejtojnë grupe lutjeje dhe studime Bible, luten për dëgjuesit dhe u përgjigjen letrave të tyre. ‘Dhe ta ndihmoni në çdo gjë që të ketë nevojë nga ju, sepse edhe ajo ka ndihmuar shumë veta’ (Romakëve 16:1).  

30.  Lutuni që përkujdesja shëndetësore në rritje të mund të zvogëlojë numrin e 515,000 vdekjeve në vit që shkaktohen nga sëmundje të parandalueshme që kanë të bëjnë me lindjen. Kombet e Bashkuara raportojnë se 47 përqind e lindjeve që ndodhin në vendet në zhvillim e sipër nuk kryhen me ndihmën e ndonjë personeli të kualifikuar.    

31.  Falenderoni Perëndinë që Ai po lëviz në zemrat e shumë prej atyre që po shfaqin hapur të këqijat që vijnë nga aborti, dhuna në familje, trafikimi i grave dhe vajzave për qëllime prostitucioni, përdhunimi, varfëria dhe abuzime të tjera me të cilat gratë përballen çdo ditë.

Sunday, January 17, 2010

Perciptazi mbi rrenjen e problemeve te Haitit


Ju pershendes miq!
Gjate ketyre diteve te gjithe jemi prekur nga fatkeqesia qe ka prekur Haitin. Mbetesh pa fjale kur shikon tmerrin e krijuar nga ky termet. Une nuk dua te shtoj komentet e shume gazetareve te terrenit dhe profesionisteve te ndryshem mbi situaten. Ajo qe une dua te prek eshte : Pse Haiti u godit kaq tmerrshem, dhe pse jane sakrifikuar kaq shume jete njerezish brenda nje kohe te shkurter.
Me poshte do te ve nje artikull bere kohe me pare nga Tom Barret, i cili me dha nje perspektive tjeter ne lidhje me mundesine e rrenjes se kesaj tragjedie. Lidhja e Haitit me praktikimin kombetar te VooDoo dhe per betimin qe kane bere me shume se 200 vjet me pare nje grup prifterinjsh per t'ia kushtuar Haitin djallit.
Me vone do te vendosim info te tjera por te pakten mund te lexoni dicka me shume ketu.

Qeveria e Djallit, nga Djalli, dhe për Djallin nga Tom Barrett
"Haiti është vendi i vetëm në botë që ia ka kushtuar tërë qeverinë e saj djallit. Shpirtrat Demonike janë konsultuar për vendimet politike, dhe kanë formuar historinë e vendit." Kështu flet Reverend Doug Anderson, i cili u rrit në Haiti me prindër misionare, dhe ka shërbyer së bashku me gruan e tij Dawn, si misionar deri 1990. Udhëheqësit e Haitit nuk kane bere asnjë përpjekje për të fshehur besnikërinë e tyre ndaj djallit. Qeveria e Haitit është një qeveri e djallit, nga djalli, dhe për djallin.

Kjo është një çështje e nje fakti historik te mire-dokumentuar që populli i Haitit iu ka kushtuar Satanait 200 vjet më parë. Më 14 gusht 1791, një grup houngans (priftërinj VooDoo), të udhëhequr nga një ish skllav houngan I quajtur Boukman, bëri një pakt me djallin në një vend të quajtur Bois-Caiman. Të gjithe të pranishmit u zotuan të shfarosin të gjithë francezët e bardhë në ishull. Ata flijuan një derr të zi në një ritual VooDoo në të cilin qindra sklleverve iu dh ate pine gjakun e tij. Në këtë ritual, Boukman I kërkoi djallit për ndihmën e tij për të çliruar Haitin nga francezet. Në shkëmbim, priftërinjtë VooDoo ofruan për t'i dhënë vendin djallit për 200 vjet dhe u betuan për t’i shërbyer atij. Më 1 janar, 1804, u formua kombi i Haitit dhe kështu filloi një tirani e re demonike.

Në kohën e paktit Haiti ishte kolonia me e pasur Francës, dhe ishte i njohur si "Perla e Antilleve" për bukurinë e saj unike. Por ai shpejt u bë një nga vendet më të varfëra dhe më të zhytur në errësirë te botës. Tallësit mund të thone se nuk ka asnjë lidhje mes faktit se Haiti ishte kombi me i pasur në hemisferë, dhe pastaj u bë më i varfëri pasi i shiti djallit shpirtin e vet kombëtar. Por tallesit nuk nuk kane shpjegim më të mirë.

Voodoo është një praktikë e bazuar në një përzierje të spiritizmit afrikan dhe magjise.
VooDoo ne Haiti. Praktikimi i VooDooVoodoo dhe Arti i Haitit
Pavarësisht nga burimi i studimeve, midis 75 dhe 90 për qind e Haitianeve praktikojne VooDoo. Ky fakt te ben pershtypje sepse popullsia eshte kryesisht katolike. Por, ashtu si paraardhësit e tyre afrikane, praktikuesit e VooDoo nuk kanë asnjë problem që përfshihen ne shume fe. Në fakt, shumica e atyre që praktikojne VooDoo besojne se ata duhet të jenë separi katolikë.


Deri ne kohët e fundit, VooDoo ishte praktikuar në fshehtësi. Praktikuesit do të shkonin në Kishën Katolike të dielën, dhe në raste të tjera do të merrnin pjesë në ceremonitë VooDoo thellë në pyje. Voodoo ishte ndaluar gjatë kohës kolonialiste, dhe te 32 qeverite haitiane pas pavarësise e perndoqen kete praktikë për shkak të dënimit mbarebotëror. Por më 8 prill 2003, Presidenti Jean-Bertrand Aristide miratoi Voodoo si një fe të njohur zyrtarisht në Haiti (shih links më poshtë). Priftërinjtë Voodoo tani mund të kryejnë martesat dhe ritet e tjera të rezervuara me parë per fetë e krishtera. "Si një fe e paraardhesve tane, Voodoo është një pjesë thelbësore e identitetit kombëtar," tha Aristide në dekretin per njohjen e Voodoo.

Aristide ka qenë një figurë e diskutueshme që ai u bë presidenti i parë i zgjedhur lirisht në historinë e Haitie në vitin 1991, 200 vjet pasi kombi i ishte dedikuar djallit. Si ish-prift katolik (iu hoq e drejta per te kryer detyrat prifterore), Aristide u përjashtua në vitin 1988 nga urdhëri Salesian ku bente pjese. Ai ishte një hero i rezistencës ndaj tiranisë haitiane, pastaj president, me vone në mergim, me pas i rikthyer si president nga miku i ngushtë i tij, Bill Clinton. Një nga veprimet e tij e para ishte mbështetja e tij për të rivendosur paktin Voodoo (i cili skadoi vitin qe ai u zgjodh president). Ai shpalli qe Voodoo ishte feja kombëtare të Haiti, dhe një burim i krenarisë kombëtare.

Para se Aristide erdhi në pushtet, një zyrtar i ambasadës së SHBA në Port-au-Prince e përshkroi Aristide si një “maniak marksist”. Newsweek Magazine e quajti atë "I krisuri At Jean-Bertrand Aristide." Henry Kissinger deklaroi se ai ishte "psikopat”. Atë që shumë e shohin si çmenduri është thjesht nje e keqe që buron nga ky njeri.

Aristide qendroi ne pushtet per tetë muaj para se ai te perjashtohej, me pas largohet në Shtetet e Bashkuara. Atje ai efektivisht loboi Bill Clinton dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, duke i bindur ata se ai nuk ishte tirani qe Haitianet thonin se ishte. Pasi Clinton dërgoi 20.000 trupa amerikane për të rivendosur në pushtet Aristide në vitin 1994, presidenti i kthyer ne diktator shpërndau ushtrinë. Por forca policore civile me te cilen zevendesoi ushtrine ishte me brutale ndaj popullit haitian, e angazhuar në ekzekutimet, si dhe ne tregtine e drogës duke e bere Aristide njeriun më të pasur në Haiti. Paratë e drogës I japin mundesi Aristide të jetojë në një rezidencë luksoze, kur ne vend paga mesatare vjetore është 350 dollare.

Editorali i Weekly Standard nga Christopher Caldwell thote, “Aristide, natyrisht, nuk ka i krijuar probleme Haitit, por ai ka fituar nga gjithe keto probleme.” Dhjete vitet e sundimit te tij direct ose indirect kane qene nje shkaterrim me vete. Zgjedhjet e fundit të lira dhe të ndershme në Haiti ishin në vitin 1990, te monitoruara nga afër që sollën Aristide në pushtet. Madje edhe atëherë, Aristide kishte përdorur dhunën në rrugë permes komiteteve te vigjilencës. Katër vjet më parë, Aristide mori mbi 90 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të korruptuara dukshmerisht, saqe beri që disa agjenci amerikane dhe evropiane me gjysmë zemre ngrine qindra miliona dollarë ndihma.

Citim nga Pat Robertson:
http://www.youtube.com/watch?v=f5TE99sAbwM

disa links qe mund te vlejne:
Voodoo’s Official in Haiti
http://www.ccgm.org.au/articles/ARTICLE-0070.htm

US Department of State Report of Religious Freedom
http://www.cesnur.org/testi/irf/irf_haiti99.html

Haiti - God's country after a 'holy invasion'
http://www.jesus.org.uk/dawn/1998/dawn9802.html

Victory Over Voodoo in Haiti
http://www.christian-connection.org/print.php?sid=299

Religious Persecution Intensifies In Haiti
http://www.andyfigueroa.net/haiti.htm

Haiti- Satan's Stronghold
http://www.raptureme.com/rap16.html

Breaking the Blood Pact
http://www.newdirections.org/index.php/pressroom

Aristide Approves Voodoo as an Official Religion
http://www.religionnewsblog.com/archives/00002966.html

Aristide Defends Record
http://www.montereyherald.com/mld/montereyherald/5060184.htm

ARISTIDE MANSION
http://www.salon.com/news/1999/03/12news.html

Media Research Center http://www.mediaresearch.org/printer/cyberalerts/2004/cyb20040302pf.asp

Pearl of the Antilles
http://www.rminet.org/retreat_center.htm

Aristide Must Go -“ The Weekly Standard
http://www.weeklystandard.com/Content/Public/Articles/000/000/003/795ywram.asp

Aristide Claims He Was Kidnapped from Haiti
http://story.news.yahoo.com/news?tmpl=story&u=/nm/20040306/wl_nm/haiti_aristide_dc_1

Islamic Influences on Haitian Voodoo
http://www.webster.edu/~corbetre/haiti/voodoo/islam.htm

The Challenges Facing Haiti
http://www.webster.edu/~corbetre/haiti/bookreviews/arisfarmplum.htm

Wednesday, January 6, 2010

Vdeksha per Ty

Sa here e kam degjuar kete shprehje, kryesisht nga gra qe i thone femijeve te tyre ose femijeve te tjere. Ne shumicen e rasteve e kane thene me perkedhelje dhe ne nje moment kenaqesie, duke i thene femijes qe je shume i mire.

SHpesh i kam thene pse duhet te perdorin shprehje te tilla, kur nuk kane ndermend ta bejne dicka te tille. Ndersa isha duke ngrene para 10 minutash me doli parasysh nje ngjarje e tille dhe thashe me vete sa shprehje kot perdorin njerezit dhe s'ka asnje kuptim. Por menjehere me erdhi ndermend qe dikush kur e tha "une do vdes per ty" e beri.
Sigurisht vdekjen e tij e kane marre vesh shume njerez, shpesh e degjojne si nje histori, disa e dyshojne si te vertete dhe ka te tjere qe e kundershtojne me force.
Per mua vdekja e ketij njeriu ka pas shume ndikim sepse me dha nje jete ndryshe.
Ky person eshte Jezusi, i vetmi qe jetoi duke bere gjerat qe i tha. Ne jemi shume larg jetes se tij, ne themi njeri tjetrit fjale te bukura por veprat jane ndryshe.

Ja vlen ta shikosh Jezusin me afer sot, provoje.

Saturday, December 19, 2009

Ne pazarin per Krishtlindje



Një grua ishte per pazaret e Krishtlindjeve me dy fëmijët e saj.

Pas shumë orë kerkimi për të shikuar në cdo raft per lodrat dhe gjithçka tjetër te imagjinueshme, dhe pasi kishte dëgjuar pafundesisht të dy fëmijët e saj duke i kërkuar për çdo gjë qe shihnin në ato rafte, ajo më në fund shkoi drejt ashensorit me dy fëmijët e saj.

Ajo ndjente te njejten ndjenjë çfarë shumë prej nesh mendojnë gjatë kohës sezonit të festave të vitit.

Presion dërrmues për të shkuar në çdo feste, çdo grupim, provosh të gjitha ushqimet, duke blere dhurata te përsosura për çdo person në listën tonë tregtare, duke u siguruar qe nuk harrojmë askënd në listën tonë, dhe presionin qe t'i përgjigjemi të gjithë atyre që na ka dërguar një dhurate apo kartoline.

Me në fund u hapen dyert e ashensorit dhe një turmë hyri brenda. Gruaja duke shtyrë tehiqte me zvarritje dhe dy fëmijët e saj sebashku me të gjitha çantat.

Kur dyert u mbyllen ajo nuk mund të mbante më dhe më tha, "Kushdo që e filloi këtë punen e Krishtlindjeve,  duhet të gjendet, te lidhet dhe t’i futet nje plumb kokes"

Nga fundi I ashensorit te tejmbushur, të gjithë dëgjuan një zë të qetë qe u përgjigj, "Mos u shqetësoni, ne tashmë e kemi kryqëzuar  Atë."

Pjesa tjetër e udhëtimit në ashensor ishte mjaft i qetë.

Mos harroni këtë vit për të kujtuar Ate per te cilin filloi perkujtimi e Krishtlindjes në çdo mendim tuaj, vepër, blerje, dhe bisede.

Nëse ne të gjithë e bëjme kete gje, thjesht mendoj se bota do te jete shume e ndryshme.
(Luka 2:1-20)




Tuesday, December 15, 2009

Ç’TE BESH KUR MIKUT TEND I DHEMB SHPIRTI NGA DHIMBJA ?


Nëse mund të bëj diçka për ty…." ishin fjalët që dëgjova shpesh nga gojët e njerëzve që donin të ndihmonin sadopak në lehtësimin e dhimbjes së mikut të tyre, që kish humbur njeriun e zemrës.
Pse disa njerëz duket sikur dinë se çfarë të thonë në raste të tilla ndërsa të tjerët përpiqen me zor?  E vërteta është që t’i qëndrosh pranë dikujt që iu ka thyer zemra është e vështirë. Kemi frikë se mos themi fjalën e gabuar, pyesim të tjerët se çfarë thuhet në raste të tilla, është vështirë apo jo?
Megjithatë ne përpiqemi të lehtësojmë dhimbjen nën fjalët e Jezusit: “Qani me ata që qajnë”. Te Isaia 61:2 thotë "ngushëllo ata që vajtojnë" . Kur na thyhet zemra për dikë tjetër, ne reflektojmë trishtimin e Perëndisë. Por si mund të reflektojmë ngushëllimin e Perëndisë? Së pari kemi nevojë të kuptojmë së çfarë bën ngushëllimi dhe çfarë nuk përfshin.

Të ngushëllosh nuk do të thotë të shpjegosh vullnetin e Perëndisë.
Në Shqipëri dëgjojmë shpesh: E mori Zoti, apo Zoti e donte shumë këtë fëmijë saqë e mori lart, etj si këto. Megjithëse mund të thuhen me qëllim të mirë nuk ndihmojnë askënd përveçse ia vendosin të gjithë përgjegjësinë për fatkeqësinë e ndodhur Perëndisë. Perëndia nuk “shpërblen” me sëmundje a vdekje, dikë sepse bëri diçka të keqe, nuk po vete në kishë rregullisht, nuk po jep të dhjetën, e të tjera si këto. Perëndia është një Atë i mirë dhe kjo nuk është kjo mënyra e Tij e disiplinimit.  Eshtë e natyrshme nevoja jonë për të  shpjeguar vuajtjet e njerëzve. Dhe Jezusi u pyet “Kush ka mëkatuar ky apo prindërit e tij, që ka lindur i verbër?(Gjon 9:2). Jezusi u tha që gjërat nuk janë gjithmonë kaq të prera. Në këtë rast ai tha që ai njeri ishte aty për të treguar veprat e mëdha të Perëndisë. Më ka ndodhur që kam qenë i shpejtë për të gjykuar dhe gjetur shkakun e fatkeqësisë së dikujt, por kur më kanë ndodhur vetë kam reflektuar më shumë dhe kam kuptuar që kam qenë gabim.


Të ngushëllosh nuk do të thotë të rregullosh problemin. Kur dikush ka humbur një fëmijë ndërsa lindte i kanë thënë: ngushëllohu të paktën që mund të lindësh përsëri apo ke fëmijët e tjerë që të presin në shtëpi. Njëherë ndërsa isha i sëmurë më erdhi mendimi, tani që je sëmurë je duke mësuar sesa vuajnë të tjerët kur janë në këtë gjendje, në mënyrë që t’i ndihmosh.
Këto nuk ishin fjalët që më ndihmuan në ato momente. T’i tregosh njerëzve sesa do mësojnë ata nga kjo humbje apo vuajtje nuk i ndihmon apo ngushëllon shumë ata. Këto lloj “përfitimesh” nuk mund ta zëvendësojnë boshllëkun që ndjen ai që ka humbur të afërmin.
 
Të ngushëllosh nuk do të thotë të citosh vargjet e duhura biblike. Nuk e harroj historinë e treguar nga një pastor që kish humbur të birin. Ai kishte vlerësuar shumë në ato momente të vështira, jo ata që i kishin dhënë vargje biblike për atë rast, por dikë që kishte qëndruar pa fjalë pranë tij me orë të tëra, si te varri i djalit dhe te divani i shtëpisë.
 
Të ngushëllosh do të thotë t’i tregosh mikut: jam këtu për ty
Të ngushëllosh dikë do të thotë të fokusohesh në ndjenjat e tij/saj dhe jo të tuat. Meqë nuk arrijmë dot të shpjegojmë burimin e fatkeqësisë apo ta rregullojmë atë, kemi nevojë të përqëndrohemi sesi t’i plotësojmë nevojat e mikut tonë sa më mirë që kemi mundësi, ndoshta në mënyrat e mëposhtme:
 
Merr pjesë. Më parë kam menduar se duke qenë i pafuqishëm të ndryshoja diçka, ndihesha fajtor e shmangia pjesëmarrjen time në funeral. Kam gjykuar dhe njerëz të tjerë që më dukeshin sikur vinin për vizita,
thjesht për detyrë/zakon dhe nuk shikoja në to ndonjë shenjë keqardhje. Prania jonë gjatë pritjeve të njerëzve në shtëpi apo në ceremoninë e varrimit, ka vlerë ashtu siç ka dhe një shtrëngim dore apo një përqafim.
 
Dëgjo. Inkurajoje mikun tënd të shprehë atë që ndjen. Përgjithësisht gratë vuajnë në heshtje sepse të tjerët nuk hapin një diskutim në lidhje me humbjen e tyre. Duke ditur që ajo do të ketë vështirësi të shikojë të nesërmen pa të afërmin e saj, atëherë mund t’a pyesësh: “Çfarë kishe më të vështirë sot?”
Dëgjoji përgjigjet e tij/saj. Vazhdoje bisedën në mënyrë që miku juaj të ketë mundësi të zbrazë ndjenjat e veta.

Thuaji sesa ju ka prekur humbja e personit. Tregoji për kujtimet e bukura që ke patur (sado të pakta të jenë) me personin e tij/saj të dashur. Akoma nuk e kemi zakon, por ndoshta mund të ndihmojë një kartolinë e bërë për këtë rast. Efektin e saj e kam provuar kur në një moment të vështirë më vjen një kartolinë nga një vëlla që jetonte në Amerikë, i cili nuk dinte asgjë për gjendjen time, por kish shkruar fjalë që akoma i kujtoj. Ajo kartolinë ishte më e çmuar në ato momente se çdo gjë tjetër.
 
Thuaji që je lutur për të. Barra e ngarkuar me dëshpërim lehtësohet kur dikush e mban atë në lutje, por është mirë t’ia bësh të njohur jo për të marrë ndonjë lëvdatë, por për ta bërë të ndjehet jo i vetmuar.

Trego nga jeta jote një vështirësi që ke kaluar. Ata që humbin dikë i duket vetja si të vetmit që kanë kaluar një dhimbje të tillë, por kur i tregon ngjashmërinë e veprimeve të tua në raste të tilla, e ndihmon personin të jetë i lirë të shprehet ashtu siç e ndjen. Por kujdes, mos thuaj: “E di si ndjehesh!” Secili ka dhimbjen e vet. Megjithëse çdo dhimbje është e ndryshme historia jote mund t’i ndihmojë ata të shohin që nuk janë të vetmit që janë ndjerë si të humbur dhe të vetmuar. Lejo Zotin t’i ngushëllojë ata përmes teje (2 Kor 1:4).
 
Ofro më shumë sesa fjalë. Shpesh nëse i pyet njerëzit se çfarë kanë nevojë, jo gjithmonë ata e pranojnë/mendojnë që kanë nevojë nga ty. Hap sytë të shikosh dhe hap veshët të dëgjosh për diçka që mund të bësh. Në raste të tilla familjet kanë nevojë për financa dhe ndihma të ndryshme praktike. Jep atë që ke në zemër dhe ofroje me gatishmëri, sepse në fund do jetë patjetër ndihmë. Ndoshta ndonjëherë pyet më specifikisht sesa “Për çfarë ke nevojë?”. Psh, a të sjell këtë apo të blej atë, etj.
 
Vazhdo t’i qëndrosh pranë. Dhimbja nuk mbaron kur bëhet varrimi. Sado që nga jashtë gjërat mund të duken sikur i kthehen realitetit, nga brenda zemrat akoma qajnë. Megjithëse në ditë të caktuara dhimbja e humbjes se njeriut të dashur duket sikur ka avulluar, ajo shfaqet herë pas herë, shpesh jo e lehtë, sidomos kur bëhet diçka që zakonisht ishte punë e njeriut që s’është më. Boshllëku i humbjes megjithëse zvogëlohet me kohën, mund të zgjasë me javë, muaj dhe vite. Psh mund ta kujtosh duke e vizituar apo dërguar një kartolinë në përvjetorin e ditëlindjes apo humbjes së njeriut të dashur, etj Mos u shqetëso sesi do ta presë këtë miku yt. Një grua që kish humbur djalin e saj thoshte: “Njerëzit besojnë që meqënëse nuk flet për dhimbjen që ke patur, nuk e ndjen më atë humbje. Kjo është si të thuash, meqë nuk mendon për frymëmarjen, atëherë nuk merr frymë."
Të ngushëllosh dikë është sa e vështirë, aq dhe e mundshme. Unë besoj që nëse nxitesh nga dashuria për atë person do të dish të bësh gjënë e duhur dhe në raste trishtimi.

Megjithatë më poshtë janë disa sugjerime praktike se çfarë mund të bësh për mikun tënd:
1. Përqafoje
2. Merr pjesë në varrim
3. Kujdesu për fëmijët e tij/saj gjatë kësaj periudhe
4. Lutu për të dhe thuaja herë pas here.
5. Ndihmoje të rregullojë, pastrojë, dhe lyejë shtëpinë.
6. Ndihmoje në organizimet që duhen bërë në raste të tilla.
7. Mblidh foto të njeriut të dashur dhe bëj një album me to-dhuroja në ndonjë ditë të veçantë përkujtimore.
8. Dhuroji ndonjë libër ku tregohet historia e dikujt që ka kaluar një situatë të tillë, por kjo pasi ka kaluar ca kohë.
9. Jepi para (mundësisht në mënyrë anonime).
10. Gatuaj për familjen që ka kaluar humbjen apo bëji pazaret për ta.
11. Merre në telefon herë pas herë dhe pyete si është.
12. Inkurajoje të vazhdojë të jetojë jetën dhe bëhu pjesë e shëtitjeve apo aktiviteteve të tij/saj.
13. Ftoje në aktivitetet të ndryshme, sidomos ato që i ka patur përzemër.

Mund të bësh shumë më tepër se kaq, mjafton dëshira për të bërë diçka. Mbi gjithçka është dashuria për tjetrin. 

Nje histori e ndryshuar e Krishtlindjes

Jozefi i fejuari i Marisë mori vesh që e fejuara e tij ishte shtatzënë. (Në fakt kjo është bërë shumë normale këto vitet e fundit në Shqipëri.) Por problemi ishte që ai s’kishte kryer marrrëdhënie me Marien, kështu që fëmija nuk ishte i tij.
Sipas ligjit hebre, gratë që kryenin tradhëti bashkëshortore vriteshin me gurë. Ai s’mund ta bënte këtë gjë, ai ishte kaq i mirë sa nuk kishte therrur me dorën e tij asnjë kafshë, aq më tepër të vriste atë që ai e kishte aq për zemër. Për ta vrarë nuk mundej, për ta lënë ishte turp dhe kundërvënie ndaj ligjit. Atëherë atij i erdhi një ide:
Ai do i propozonte Marisë që të pinte një ilac që të provokonte nxjerrjen parakohe të fëmijës, dmth heqjen e këtij fëmije që s’ishte i tij përpara se ta merrnin vesh të gjithë.
Ai po mendonte se sa e gëzuar do të ishte e fejuara e tij, e cila do ta shihte këtë sugjerim si një akt mirësie nga burri i saj i ardhshëm, si një akt që tregonte se e falte atë. Ai filloi të ndjehej mirë, foshnja nuk do i prishte planet e tyre. Sigurisht që ata do të kishin fëmijë, por sëbashku dhe në kohën e përshtatshme.
Ky fëmijë nuk kishte ardhur në kohën dhe vendin e duhur kështu që nuk do ishte aq keq po të mos i jepje asnjë mundësi, në fund të fundit ai s’do kishte mundësi të kërkonte për ndihmë.
Në nesërmen në mëngjes, Jozefi shkoi te e fejuara e tij dhe ia tregoi planin gjenial. Ajo e pa në sy dhe me një lot që i rrëshqiti në faqe i tha, më fal Jozef, ishte një gabim dhe më duhet ta paguaj. Më gjej një doktor që të përgatisë një ilac të fortë dhe ta heqim këtë kujtim të hidhur. Ajo piu ilacin dhe…….
Sigurisht që ju jeni ofenduar apo cuditur me atë që sapo lexuat! Ju dhe unë e dimë fare mirë që nuk ndodhi aspak kështu. E vërteta është që Jozefi e pranoi Marien si gruan e tij dhe e rriti Jezusin si djalin e tij.
E trillova këtë histori për të na bërë të mendonim nëse në të vërtetë mund të ndodhte kështu- nëse Jozefi dhe Maria ishin pro abortit, nëse doktori që i dha ilacin ishte pro abortit dhe miqtë e tyre bënë sikur nuk panë gjë.
Perëndia ndërhyri në atë rast duke i folur Jozefit përmes një ëndërre.
Në këtë kohë krishlindjeje bëjmë mirë të mendojmë se cfarë duhet të bëjmë ne për ato bebe për të cilat Perëndia ka përgatitur që para krijimit të botës një plan të mrekullueshëm, por nuk arrijnë dot ta shijojnë aspak, sepse ligji, ngurtësia e zemrës dhe indiferenca i lejojnë ata të vriten.

Jezus, na fal për pandjeshmërinë tonë
          na fal për neglizhencën tonë
          na fal për harresën tonë
          na fal për mungesën e dashurisë

Në këtë kohë krishtlindjeje unë dua të shpëtoj jetë foshnjash.
Më ndihmo!

Wednesday, December 9, 2009

Sot ra bora e pare ne Toronto



Bora zbardhi sot Toronton. Ishte bukur te shihje ne mengjers pas nje nate me shume ere, gjithcka te zbardhur. Ishte bora e pare per kete dimer dhe te gjithe e perjetuan ne menyra te ndryshme. Po te kisha mundesi do te dilja jashte dhe do te luaja me topa bore, packa se nuk jam me 10 vjecar. Vajza ime u kenaq ndersa shihte objektet e mbuluara nga bora. Ndersa shihja bashke me te nga dritarja vura re nje makine te kuqe te ishte mbuluar gati plotesisht nga bora dhe m'u kujtua nje varg nga Bibla: "dhe nese mekatet tuaja jane te kuqe si flaka, une (Zoti) do t'i bej te bardha si bora". Eh kush nuk ka bere mekate sot! TI mund te thuash - une JO. Ndoshta me te vertete nuk ke bere asgje qe ti e di qe eshte mekat dhe une te pergezoj per kete.
Por....nese ti nuk e di te gjithe listen e asaj se cfare eshte mekat ne syte e Zotit??
Ku ta gjesh kete liste?? E lehte fare. lexo Biblen, ke midis shume faqeve aty, listen e shperndare dhe nese ke deshire mund t'i mbledhesh dhe te besh nje liste. Te siguroj qe te duhet me shume se nje flete.

Sot ra bore ne Toronto dhe une uroj te kete rene dhe ne shpirtin tend.