Sunday, November 22, 2009

Te mesosh permes femijeve


Une jam shume i bekuar me ardhjen e vajzes sone Amandes. Ajo na solli shume gezim qe kur ishte ne barkun e mamit te saj per 9 muaj dhe sigurisht kur e pame qe erdhi ne boten tone te prekshme.

Por bashke me kete bekim na erdhen shume sfida dhe pergjigjesi. Ajo kerkonte kohen tone, nje pjese te rendesishme te ardhurave financiare dhe mbi te gjitha vemendjen tone. Te gjithe miqte tane shohin vetem pjeserisht se cfare ndodh ne familjen tone-ashtu sic ne shohim pjeserisht jeten e tyre. Por ne e dime qe pervec atyre koheve te bukura ka shume sfida.
Ne jemi rritur dhe pjekur duke rritur vajzen tone. Shume gjera na duhej t'i mesonim nga fillimi, disa gjera na duhej t'i c'mesonim sepse na i kishin mesuar gabim (me fjale apo me shembuj) dhe akoma kemi gjera qe nuk dime se duhet t'i bejme. Interesante apo jo?

Nje nga gjerat me te rendesishme qe kam mesuar permes vajzes sime eshte marredhenia baba-femije. Une u rrita ne nje kohe dhe ambjent ku prinderit ishin shume te zene duke punuar 6 dite ne jave dhe me pas pune vullnetare, ku na kerkohej te mesonim shume, shume per te patur nje jete sa me te qendrueshme. Pra cfare une kam jetuar ka qene me shume se cfare duhet te bej dhe jo se cfare une jam ne familje.
Kur njoha permes Bibles mbi dashurine e Perendise si nje Ate, hyra ne nje proces ndryshues qe ende vazhdon.
Sa here qe vajza ime reagon jo mire ndaj meje, me flet pa respekt, nuk me thote " Babi te dua", une nuk jam i lumtur, dhe mendoj gjithmone se ne te njejten menyre une merzis Perendine i cili pret vazhdimisht per mua te kem me Te nje marredhenie normale, pa u sforcuar dhe pa pritur qe te bej "gjera" per Te.

Kam kuptuar qe asnjehere nuk eshte mjaft ti thuash "te dua" dikujt, qofte prind, femije, bashkeshort apo Zotit. Une jam mirenjehes qe vajza ime pervec kenaqesise po me meson gjera qe s'do i perjetoja dot ndryshe.

1 comment:

  1. Me pelqeu ky artikull Endri. Po nese jemi te vemendshem kemi cfare te mesojme nga Peredia. Perqark nesh ka gjera te cilat Ai i perdor per te na mesuar dhe ndihmuar. Gjithmone e kam thene qe marredhenia me shoqen e jetes, marredhenia prind-femije, te ndihmojne per te kuptuar marredhenien tone me Perendine. Te paren e kam nga eksperienca, te dyten pres ta perjetoj shpejt. Bekime vella.

    ReplyDelete