Saturday, November 21, 2009

Dhurate per nje femije te panjohur


Para shume vitesh kam patur mundesine te marr pjese ne shperndarjen e pakove te Krishtlindjes per femije (ne fakt asnjehere nuk arrinin per Krishtlindje, por i shperndanim gjate Janarit apo Shkurtit). Mbaj mend qe gjithmone i ka sjelle gezim femijeve, jo vetem per dhuratat qe nuk i gjenin dot ne Shqiperi por dhe sepse pjesa me e madhe e tyre nuk do te merrnin ndonje dhurate te mire ne ate periudhe.

Kete vit si familje kemi ndjere nje kenaqesi shume te madhe qe morem pjese ne projektin e Samaritan Purse (Operation Christmas) duke bere dhe ne nje pako per nje vajze te vogel ne moshen e vajzes sone. Sigurisht qe financiarisht nuk ishim ne situate qe duhet te mendonim per te tjere, por ne zemer donim te benim dicka per nje femije qe priste per dhuraten tone. Dmth praktikisht dhuratat u blene me leket qe ne kemi sjelle nga Shqiperia.

Ajo qe kam pyetur veten me shume ne kete kohe eshte se pse nuk kam bere me pare dhurata te tilla?? Aresyet ishin dy: 1)dhurata te tilla vinin me qindra nga jashte Shqiperise, dhe kontributin tim mund ta jepja ne nje fushe tjeter, 2)nuk kam pare ne Shqiperi (te pakten ne Elbasan) projekte te tilla.

Mendoj qe ajo qe na ka penguar si te krishtere per te dhene eshte mentaliteti qe dikush tjeter qe ka me shume duhet te jape (shfrytezojme bujarine e te tjereve) dhe mendimi qe nuk kam per vete mjaftueshem. Kam pare ketu ne Kanada qe shume njerez qe japin per te tjeret nuk kane shume, por kane deshire. Nje kafe apo nje birre me pak, nje buzekuq apo nje lyrje flokesh me pak, ben nje jete te lumtur dhe shpesh te ndryshuar plotesisht.


Une jam shume i gezuar qe dhurova kete periudhe dhe jam lutur qe vajza qe do e marre, te gezohet dhe te mendoje qe dikush ka menduar per te. Eshte me i bekuar ai qe jep sesa ai qe merr.

No comments:

Post a Comment