Friday, April 3, 2009

ne dhomen e gjumit


Dhoma e gjumit eshte dhoma qe ekziston ne cdo familje, pa ate dhome gjerat nuk ecin normalisht. Ne nje shtepi normale gjen dhomen e gatimit dhe ngrenies, dhomen e ndenjjes, dhe dhomen e gjumit. Une nuk di se nga ka ardhur emri "dhoma e gjumit", ndoshta atehere ekzistonte nje dhome qe ishte "vetem" per gjume.

Megjithate tani ne dhomat tona te gjumit ka aktivitete me te shumta se vec gjume. Psh ne dhomen time martesore flen ende dhe vajza ime e vogel (sigurisht per mungese dhome tjeter), shihet televizor, lexohen libra, une i bie kitares, etj etj -s'po i emertoj te gjitha. Por sigurisht qe fleme dhe gjume, perndryshe do ta quanim "dhoma e punes se darkes".

Ajo qe me ben te mendoj eshte qe dhoma e gjumit eshte dhoma me private e cdo familjeje; nese ne ambjente te tjera mund te huje dhe dikush qe nuk eshte pjese e familjes, ne dhomen e gjumit JO. Eshte vetem per kohe private. Prandaj nje familje me mungesa dhomash nuk ishte familje e lumtur sepse kishte humbur vendi i fshehte. Secili prej nesh ka nevoje per nje vend qe e ka vetem per vete. Nje vend ku mund te pushosh, te mendosh, te rrish dhe vishesh si te duash, pa patur frike se po te shohin. Ne kemi nevoje per liri, ne kemi nevoje te mendojme lirshem dhe t'i japim liri mendimeve tona.

Ne dhomen tone te gjumit preferojme te jemi vetem dhe kjo ndodh dhe ne nje pjese te jetes sone private, ku kemi nje zone qe eshte 'vendi yne sekret'. Aty mund te gjesh lloj -lloj gjerash qe nuk donim apo do te na vinte dhe turp po t'i shikonin te gjithe. Duam qe kete dhome askush te mos na e hape.


Por ne fakt eshte Dikush qe hap cdo lloj kyci dhe dere, eshte Krijuesi qe ka bere shtepine. Ai mund te hyje ne cdo kohe ne shtepine qe na e ka mirebesuar, por duket qe eshte shume xhentil,dhe pret qe ta ftojme dhe t'i themi: "Eja, ma pastro dhomen e gjumit, nga te gjithe mbeturinat e te sotmes dhe te shkuares. Nuk dua te kem surpriza diten qe do te jem perballe teje".

Nje lutje e sinqerte merr nje pergjigje te vertete.

Preferoj te jem i sinqerte me Zotin.

No comments:

Post a Comment