Tuesday, November 10, 2009

Te jesh i falur

Jo te pakta kane qene ditet kur marredhenia ime me gruan ka qene e mire. Gjithmone kishte nje shkak per t'u keqkuptuar. Sa e veshtire eshte te falesh kur mendon qe pala tjeter te ben te njejten padrejtesi apo nuk te shpreh mirenjohjen ne menyren qe e pret.
Marredheniet ndertohen ngadale dhe me veshtiresi dhe prishen shpejt dhe ne nje menyre qe veshtire te riparohen. Ne po vuajme si shoqeri per shkak te marredhenieve te prishura. Ndodh qe nje marredhenie megjithese eshte prishur ne siperfaqe duket sikur ekziston. Ndodh ne martese, me koleget e punes, me kusherinj ndodh dhe me Zotin.
Une kam bere kam shume gjera qe sipas librit te shenjte e prishin marredhenien time me Krijuesin. Ne fakt te dy palet kemi nevoje per njeri tjerin dhe te dy kerkojme restaurimin ne menyra te ndryshme. Ne fillim ndjenjat e mia me thonin qe Zoti te fal deri ne nje fare mase dhe per nje pjese te mekateve, kur mbushet kupa,mos e mundo me veten te kerkosh marredhenie.

Por ndersa kam lexuar ne Bibel, me ka dhene nje pamje tjeter. Jezusi erdhi nga perjetesia, per te me shpetuar nga mekatet e mia dhe me thote qe nese mekatoj, dhe shkoj tek Ai me zemer te penduar, AI me fal. E di qe kjo gje nuk eshte me ndjenja, por personalisht kam vendosur qe per ceshtjet shpirterore, nuk do te fus shume ne pune aresyetimin per gjera qe nuk i di. Une nuk linda me njohuri per Zotin apo planin e Tij per mua. Per shume vjet kam degjuar njerez qe kane vendosur standarte te ndryshme (shume te ndryshme nga njeri tjetri) se cila gje e kenaq Zotin apo na ben te drejte perpara Tij.

Ne fakt i cuditshem apo jo per ju, une kam vendosur TE BESOJ fjalen qe ai ka dhene permes njerezve te mbushur me frymen e shenjte. Dhe kjo fjale mua me thote qe nese pendohem, kerkoj falje tek Ai, jam i falur nga AI. Kjo me jep shprese per te filluar serisht marredhenien, sikur asgje s'ka ndodhur sepse Ai nuk e kujton mekatin tim ne marredhenien e re.
Kjo eshte fantastike per ta besuar qe eshte e vertete, por une e besoj dhe paqja ne shpirtin e tim e verteton kete.

Mendoj qe dhe ju keni mundesi te largoheni nga kompjuteri me nje ndjenje ndryshe, te patruar nga mekati juaj -ai qe bere sot apo dje, mos me thuaj qe s'ke bere apo menduar ndonje gje qe s'duhet ta beje.
Kur te degjohemi heren tjeter shpresoj qe jeni te "lare".

Sunday, October 4, 2009

Jeta ne Toronto

Hey c'kemi?
U be ca kohe pa u degjuar bashke dhe keni te drejte, kam qene shume ne levizje. Ne fakt kam bere nje udhetim shume oresh dhe prej 2 muajsh jam ne Toronto, Kanada. Ju mund te pyesni c'dua une ne Toronto? Mire beni sepse dhe une nuk i di te gjitha pergjigjet, por jam duke besuar qe kam bere vendimin e duhur per kete kohe.

Ne fakt qe ditet e para pashe qe jeta ketu eshte shume ndryshe se ne Shqiperi. Gjeja e pare qe me beri pershtypje ishte ne aeroport kur transportuesi i valixheve tona, "Antuani" me dha celularin e tij per te marre ne telefon te afermit e mi, kur une fare mire mund te perdorja telefonin publik.
Pashe qe ketu njerezit kane bere "paqe" me natyren dhe kafshet, duken qe njerezit jane paqesore, nuk i gjuajne me shkelm qenve rruges.
Pashe qe kur njerezit jane ne situata te veshtira tregojme me shume nga brendesia e tyre. Qelluam te vinim ne kohen kur kompania e pastrimit te plehrave ishte ne greve dhe plehrat ishin kudo. Mendoj qe kjo gje ne Shqiperi do te ishte katastrofale, por dhe ketu gjeje njerez qe perpiqeshin te hidhnin plehrat me rregull si dhe ato qe nuk e vrisnin mendjen pervec se te hiqnin plehrat nga shtepia e tyre.
Kuptova qe nuk mjafton te jetosh ne nje vend te civilizuar per t'u bere me i civilizuar.

Takova shqiptare te llojeve te ndryshem, inkurajues dhe ndihmues, dyshues dhe te pakenaqur, qe kishin ardhur ilegalisht apo me letra te rregullta, te grupuar ose individualiste. Por dhe ata qe ishin te pakenaqur, nuk ktheheshin ne Shqiperi. SI perfundim nje gje me beri qe te them qe bera mire qe erdha - ne Toronto, ka nevoje per nje kishe shqiptare dhe ne kemi ardhur ne kohen e duhur per te bere te mundur qe te ndodhe. Zoti qofte me ne.

ndryshe

Monday, June 8, 2009

te votoj apo jo

Brezi im e ka shume te veshtire te vendose ne lidhje me voten. SHpesh i degjoj miqte e mi qe jane te zhgenjyer nga ajo qe shohin dhe degjoujne dhe thone qe nuk ja vlen te merresh fare me kete gje-dmth as te mos votosh.
Personalisht une gjithmone votoj-dhe votoj djathtas. Jam i njeanshem sepse partite e majta (ne njohurine time) vijne si nje pasardhje e partise se Punes dhe mendoj qe i jemi "mirenjohes" kesaj partie meme qe Shqiperia esht ene kete situate sot. Jo se nga ana djathtas eshte situata me e mire. Gjate 10 viteve te fundit ata qe me degjojne me thone "komunist" sepse jam shume kritik i gjerave qe ben e djathta.

Cfare mendoj une qe secili duhet te peshoje eshte cfare te mirash dhe cfare problemesh ka cdo alternative. Pavaresisht se une jam pro te drejtave te njeriut -ne thelb jam konservator i parimeve qe i quaj te shendosha dhe jam me afer grupimeve qe kane me shume parime te krishtera. Do te doja te votoja per Partine Demokristiane por duke i vezhguar nuk me ka pelqyer fare menyra se si menaxhohet drejtimi i partise dhe thithja e votave. GJithashtu Partia Republikane qe duhet te kishte mbrojtur me force te drejtat e pronareve-nuk beri me shume se ca vota abstenime dhe deklarata pa fuqi.

Keshtu qe deri tani mendoj qe vota ime do te shkoje ek Poli i Lirise-jo sepse jam shume i sigurte ne lidhje me aftesite dhe deshiren e tyre per te ndryshuar Shqiperine, por per te sjelle nje parti me te djathte ne parlament, per te zvogeluar absolutizmin ne parlament.

Inkurajoj secilin te votoje-ska rendesi se ne c'drejtim por le te thote dicka me voten duke besuar qe vota e tij do te numerohet sic duhet dhe do te ndikoje ne vleresimin e asaj qeveria qe duan shqiptaret.

Wednesday, April 8, 2009

7 prilli dhe NATO


Sa zhurme behet per ngjarje te tilla! Gjithe ajo fitore e madhe qe kemi hyre ne NATO. Ne fakt une jam shume interesuar te di nese te gjithe shqiptaret qe po bertasin apo komentojne te gezuar per kete ngjarje e kuptojne se cfare ka ndodhur. Apo ndodh qe kaq here eshte thene dicka e tille, dhe e besojne si nje te mire te vertete.
Nje rastesi e cuditshme eshte qe ne te njejten jave qe Shqiperia hyn ne NATO, ishte dhe pervjetori i 60 i pushtimit te Shqiperise ne Italia fashiste. Sa ndryshe jane njerezit, situatat dhe kohet. Por nje gje e kane te perbashket-Shqiptaret nuk jane te pavarur. Ndersa per vitet te tera ne kemi mesuar qe shume shqiptare dhane jeten per te mbrojtur pavaresine tone, ndersa Mbreti Zog kishte epitetin si "tradhetari" i Shqiperise, ai qe ia "shiti" Shqiperine dhe shqiptaret, Italise; sot kemi pamje tjeter. NATO'ja nuk erdhi te pushtoje Shqiperine sepse kane ikur kohet e pushtimit fizik. Tani Shqiperia me deshire perfshihet brenda nje force ushtarake qe eshte krijuar per te mbrojtur vendet anetare dhe per te nderhyre ne vende te tjera kur shkelen te drejtat e njeriut.

Per disa aresye une nuk jam shume entuziast:
-Ushtaret shqiptare do te kene me shume mundesi te zene vendin e shume amerikaneve te vrare ne vende te tjera, ndersa "mbrohen" te drejtat e njeriut. Ne luften kunder terrorizmit, ne vecanti atij islamik, Shqiperia zyrtarisht behet armike e grupeve te tilla, duke terhequr per here te pare vemendjen e grupeve te tilla per t'u hakmarre me vendet, ushtria e te cilave lufton ne vende te ndryshem te botes. Nuk di sesa entuziaste do te ishin shqiptaret nese ne te ardhmen me avionet ushtarake do te vinin jo vetem ata qe kthehem ne shtepi por dhe shume arkivole.
-NATO-ja eshte nje force ushtarake qe merr urdherat nga nje "qeveri" europiane e cila gjithmone e me shume po e rrit influencen ne Evrope dhe me tej. Ajo qe eshte parashikuar ne biblen e SHenjte eshte qe kur te vije fundi i kesaj bote nje nga gjerat qe do te ndodhe eshte dhe ardhja e nje qeveria mbareboterore e cila sigurisht do te kete ushtrine e saj. DHe cdo shtet, grupim qe nuk do te bjere dakort me rregullat e reja qe kjo qeveri do te nxjerre atehere do te behet objekt i ndeshkimit. A do te jete me kenaqesi Shqiperia e nje force te tille qe ne emer te "demokracise" ben lufte dhe perdor armet.
-Zgjidhja e paqes se vertete nuk vjen nga armet, por nga shpirti njerezor. Nuk e kane fajin armet ato qe vrasin njerez, por njerezit qe jane pas tyre. E liga nuk mposhtet me arme, por me te miren.
Ne si shqiptare duhet te kuptojme qe e ardhmja e Shqiperise nuk duhet te varet ne duart e kombeve te tjera, ashtu sic po demostrojme tani duke u futur ne NATO dhe duke kerkuar hyrjen ne BE, por duke u mbeshtetur ne aftesite tona, duke punuar sebashku seriozisht, duke luftuar te keqen ne shpirtrat tane dhe duke kerkuar te ecim sipas Librit te Shenjte. Jam i sigurte qe kjo e menduar nuk eshte ajo qe degjojme neper lajme perdite, por ja pse ne te gjithe kemi te drejte dhe aftesi te mendojme dhe te japim zgjidhjet tona.
Shqiperia ka nevoje per Shqiptaret.

Friday, April 3, 2009

ne dhomen e gjumit


Dhoma e gjumit eshte dhoma qe ekziston ne cdo familje, pa ate dhome gjerat nuk ecin normalisht. Ne nje shtepi normale gjen dhomen e gatimit dhe ngrenies, dhomen e ndenjjes, dhe dhomen e gjumit. Une nuk di se nga ka ardhur emri "dhoma e gjumit", ndoshta atehere ekzistonte nje dhome qe ishte "vetem" per gjume.

Megjithate tani ne dhomat tona te gjumit ka aktivitete me te shumta se vec gjume. Psh ne dhomen time martesore flen ende dhe vajza ime e vogel (sigurisht per mungese dhome tjeter), shihet televizor, lexohen libra, une i bie kitares, etj etj -s'po i emertoj te gjitha. Por sigurisht qe fleme dhe gjume, perndryshe do ta quanim "dhoma e punes se darkes".

Ajo qe me ben te mendoj eshte qe dhoma e gjumit eshte dhoma me private e cdo familjeje; nese ne ambjente te tjera mund te huje dhe dikush qe nuk eshte pjese e familjes, ne dhomen e gjumit JO. Eshte vetem per kohe private. Prandaj nje familje me mungesa dhomash nuk ishte familje e lumtur sepse kishte humbur vendi i fshehte. Secili prej nesh ka nevoje per nje vend qe e ka vetem per vete. Nje vend ku mund te pushosh, te mendosh, te rrish dhe vishesh si te duash, pa patur frike se po te shohin. Ne kemi nevoje per liri, ne kemi nevoje te mendojme lirshem dhe t'i japim liri mendimeve tona.

Ne dhomen tone te gjumit preferojme te jemi vetem dhe kjo ndodh dhe ne nje pjese te jetes sone private, ku kemi nje zone qe eshte 'vendi yne sekret'. Aty mund te gjesh lloj -lloj gjerash qe nuk donim apo do te na vinte dhe turp po t'i shikonin te gjithe. Duam qe kete dhome askush te mos na e hape.


Por ne fakt eshte Dikush qe hap cdo lloj kyci dhe dere, eshte Krijuesi qe ka bere shtepine. Ai mund te hyje ne cdo kohe ne shtepine qe na e ka mirebesuar, por duket qe eshte shume xhentil,dhe pret qe ta ftojme dhe t'i themi: "Eja, ma pastro dhomen e gjumit, nga te gjithe mbeturinat e te sotmes dhe te shkuares. Nuk dua te kem surpriza diten qe do te jem perballe teje".

Nje lutje e sinqerte merr nje pergjigje te vertete.

Preferoj te jem i sinqerte me Zotin.