Saturday, December 19, 2009

Ne pazarin per Krishtlindje



Një grua ishte per pazaret e Krishtlindjeve me dy fëmijët e saj.

Pas shumë orë kerkimi për të shikuar në cdo raft per lodrat dhe gjithçka tjetër te imagjinueshme, dhe pasi kishte dëgjuar pafundesisht të dy fëmijët e saj duke i kërkuar për çdo gjë qe shihnin në ato rafte, ajo më në fund shkoi drejt ashensorit me dy fëmijët e saj.

Ajo ndjente te njejten ndjenjë çfarë shumë prej nesh mendojnë gjatë kohës sezonit të festave të vitit.

Presion dërrmues për të shkuar në çdo feste, çdo grupim, provosh të gjitha ushqimet, duke blere dhurata te përsosura për çdo person në listën tonë tregtare, duke u siguruar qe nuk harrojmë askënd në listën tonë, dhe presionin qe t'i përgjigjemi të gjithë atyre që na ka dërguar një dhurate apo kartoline.

Me në fund u hapen dyert e ashensorit dhe një turmë hyri brenda. Gruaja duke shtyrë tehiqte me zvarritje dhe dy fëmijët e saj sebashku me të gjitha çantat.

Kur dyert u mbyllen ajo nuk mund të mbante më dhe më tha, "Kushdo që e filloi këtë punen e Krishtlindjeve,  duhet të gjendet, te lidhet dhe t’i futet nje plumb kokes"

Nga fundi I ashensorit te tejmbushur, të gjithë dëgjuan një zë të qetë qe u përgjigj, "Mos u shqetësoni, ne tashmë e kemi kryqëzuar  Atë."

Pjesa tjetër e udhëtimit në ashensor ishte mjaft i qetë.

Mos harroni këtë vit për të kujtuar Ate per te cilin filloi perkujtimi e Krishtlindjes në çdo mendim tuaj, vepër, blerje, dhe bisede.

Nëse ne të gjithë e bëjme kete gje, thjesht mendoj se bota do te jete shume e ndryshme.
(Luka 2:1-20)




Tuesday, December 15, 2009

Ç’TE BESH KUR MIKUT TEND I DHEMB SHPIRTI NGA DHIMBJA ?


Nëse mund të bëj diçka për ty…." ishin fjalët që dëgjova shpesh nga gojët e njerëzve që donin të ndihmonin sadopak në lehtësimin e dhimbjes së mikut të tyre, që kish humbur njeriun e zemrës.
Pse disa njerëz duket sikur dinë se çfarë të thonë në raste të tilla ndërsa të tjerët përpiqen me zor?  E vërteta është që t’i qëndrosh pranë dikujt që iu ka thyer zemra është e vështirë. Kemi frikë se mos themi fjalën e gabuar, pyesim të tjerët se çfarë thuhet në raste të tilla, është vështirë apo jo?
Megjithatë ne përpiqemi të lehtësojmë dhimbjen nën fjalët e Jezusit: “Qani me ata që qajnë”. Te Isaia 61:2 thotë "ngushëllo ata që vajtojnë" . Kur na thyhet zemra për dikë tjetër, ne reflektojmë trishtimin e Perëndisë. Por si mund të reflektojmë ngushëllimin e Perëndisë? Së pari kemi nevojë të kuptojmë së çfarë bën ngushëllimi dhe çfarë nuk përfshin.

Të ngushëllosh nuk do të thotë të shpjegosh vullnetin e Perëndisë.
Në Shqipëri dëgjojmë shpesh: E mori Zoti, apo Zoti e donte shumë këtë fëmijë saqë e mori lart, etj si këto. Megjithëse mund të thuhen me qëllim të mirë nuk ndihmojnë askënd përveçse ia vendosin të gjithë përgjegjësinë për fatkeqësinë e ndodhur Perëndisë. Perëndia nuk “shpërblen” me sëmundje a vdekje, dikë sepse bëri diçka të keqe, nuk po vete në kishë rregullisht, nuk po jep të dhjetën, e të tjera si këto. Perëndia është një Atë i mirë dhe kjo nuk është kjo mënyra e Tij e disiplinimit.  Eshtë e natyrshme nevoja jonë për të  shpjeguar vuajtjet e njerëzve. Dhe Jezusi u pyet “Kush ka mëkatuar ky apo prindërit e tij, që ka lindur i verbër?(Gjon 9:2). Jezusi u tha që gjërat nuk janë gjithmonë kaq të prera. Në këtë rast ai tha që ai njeri ishte aty për të treguar veprat e mëdha të Perëndisë. Më ka ndodhur që kam qenë i shpejtë për të gjykuar dhe gjetur shkakun e fatkeqësisë së dikujt, por kur më kanë ndodhur vetë kam reflektuar më shumë dhe kam kuptuar që kam qenë gabim.


Të ngushëllosh nuk do të thotë të rregullosh problemin. Kur dikush ka humbur një fëmijë ndërsa lindte i kanë thënë: ngushëllohu të paktën që mund të lindësh përsëri apo ke fëmijët e tjerë që të presin në shtëpi. Njëherë ndërsa isha i sëmurë më erdhi mendimi, tani që je sëmurë je duke mësuar sesa vuajnë të tjerët kur janë në këtë gjendje, në mënyrë që t’i ndihmosh.
Këto nuk ishin fjalët që më ndihmuan në ato momente. T’i tregosh njerëzve sesa do mësojnë ata nga kjo humbje apo vuajtje nuk i ndihmon apo ngushëllon shumë ata. Këto lloj “përfitimesh” nuk mund ta zëvendësojnë boshllëkun që ndjen ai që ka humbur të afërmin.
 
Të ngushëllosh nuk do të thotë të citosh vargjet e duhura biblike. Nuk e harroj historinë e treguar nga një pastor që kish humbur të birin. Ai kishte vlerësuar shumë në ato momente të vështira, jo ata që i kishin dhënë vargje biblike për atë rast, por dikë që kishte qëndruar pa fjalë pranë tij me orë të tëra, si te varri i djalit dhe te divani i shtëpisë.
 
Të ngushëllosh do të thotë t’i tregosh mikut: jam këtu për ty
Të ngushëllosh dikë do të thotë të fokusohesh në ndjenjat e tij/saj dhe jo të tuat. Meqë nuk arrijmë dot të shpjegojmë burimin e fatkeqësisë apo ta rregullojmë atë, kemi nevojë të përqëndrohemi sesi t’i plotësojmë nevojat e mikut tonë sa më mirë që kemi mundësi, ndoshta në mënyrat e mëposhtme:
 
Merr pjesë. Më parë kam menduar se duke qenë i pafuqishëm të ndryshoja diçka, ndihesha fajtor e shmangia pjesëmarrjen time në funeral. Kam gjykuar dhe njerëz të tjerë që më dukeshin sikur vinin për vizita,
thjesht për detyrë/zakon dhe nuk shikoja në to ndonjë shenjë keqardhje. Prania jonë gjatë pritjeve të njerëzve në shtëpi apo në ceremoninë e varrimit, ka vlerë ashtu siç ka dhe një shtrëngim dore apo një përqafim.
 
Dëgjo. Inkurajoje mikun tënd të shprehë atë që ndjen. Përgjithësisht gratë vuajnë në heshtje sepse të tjerët nuk hapin një diskutim në lidhje me humbjen e tyre. Duke ditur që ajo do të ketë vështirësi të shikojë të nesërmen pa të afërmin e saj, atëherë mund t’a pyesësh: “Çfarë kishe më të vështirë sot?”
Dëgjoji përgjigjet e tij/saj. Vazhdoje bisedën në mënyrë që miku juaj të ketë mundësi të zbrazë ndjenjat e veta.

Thuaji sesa ju ka prekur humbja e personit. Tregoji për kujtimet e bukura që ke patur (sado të pakta të jenë) me personin e tij/saj të dashur. Akoma nuk e kemi zakon, por ndoshta mund të ndihmojë një kartolinë e bërë për këtë rast. Efektin e saj e kam provuar kur në një moment të vështirë më vjen një kartolinë nga një vëlla që jetonte në Amerikë, i cili nuk dinte asgjë për gjendjen time, por kish shkruar fjalë që akoma i kujtoj. Ajo kartolinë ishte më e çmuar në ato momente se çdo gjë tjetër.
 
Thuaji që je lutur për të. Barra e ngarkuar me dëshpërim lehtësohet kur dikush e mban atë në lutje, por është mirë t’ia bësh të njohur jo për të marrë ndonjë lëvdatë, por për ta bërë të ndjehet jo i vetmuar.

Trego nga jeta jote një vështirësi që ke kaluar. Ata që humbin dikë i duket vetja si të vetmit që kanë kaluar një dhimbje të tillë, por kur i tregon ngjashmërinë e veprimeve të tua në raste të tilla, e ndihmon personin të jetë i lirë të shprehet ashtu siç e ndjen. Por kujdes, mos thuaj: “E di si ndjehesh!” Secili ka dhimbjen e vet. Megjithëse çdo dhimbje është e ndryshme historia jote mund t’i ndihmojë ata të shohin që nuk janë të vetmit që janë ndjerë si të humbur dhe të vetmuar. Lejo Zotin t’i ngushëllojë ata përmes teje (2 Kor 1:4).
 
Ofro më shumë sesa fjalë. Shpesh nëse i pyet njerëzit se çfarë kanë nevojë, jo gjithmonë ata e pranojnë/mendojnë që kanë nevojë nga ty. Hap sytë të shikosh dhe hap veshët të dëgjosh për diçka që mund të bësh. Në raste të tilla familjet kanë nevojë për financa dhe ndihma të ndryshme praktike. Jep atë që ke në zemër dhe ofroje me gatishmëri, sepse në fund do jetë patjetër ndihmë. Ndoshta ndonjëherë pyet më specifikisht sesa “Për çfarë ke nevojë?”. Psh, a të sjell këtë apo të blej atë, etj.
 
Vazhdo t’i qëndrosh pranë. Dhimbja nuk mbaron kur bëhet varrimi. Sado që nga jashtë gjërat mund të duken sikur i kthehen realitetit, nga brenda zemrat akoma qajnë. Megjithëse në ditë të caktuara dhimbja e humbjes se njeriut të dashur duket sikur ka avulluar, ajo shfaqet herë pas herë, shpesh jo e lehtë, sidomos kur bëhet diçka që zakonisht ishte punë e njeriut që s’është më. Boshllëku i humbjes megjithëse zvogëlohet me kohën, mund të zgjasë me javë, muaj dhe vite. Psh mund ta kujtosh duke e vizituar apo dërguar një kartolinë në përvjetorin e ditëlindjes apo humbjes së njeriut të dashur, etj Mos u shqetëso sesi do ta presë këtë miku yt. Një grua që kish humbur djalin e saj thoshte: “Njerëzit besojnë që meqënëse nuk flet për dhimbjen që ke patur, nuk e ndjen më atë humbje. Kjo është si të thuash, meqë nuk mendon për frymëmarjen, atëherë nuk merr frymë."
Të ngushëllosh dikë është sa e vështirë, aq dhe e mundshme. Unë besoj që nëse nxitesh nga dashuria për atë person do të dish të bësh gjënë e duhur dhe në raste trishtimi.

Megjithatë më poshtë janë disa sugjerime praktike se çfarë mund të bësh për mikun tënd:
1. Përqafoje
2. Merr pjesë në varrim
3. Kujdesu për fëmijët e tij/saj gjatë kësaj periudhe
4. Lutu për të dhe thuaja herë pas here.
5. Ndihmoje të rregullojë, pastrojë, dhe lyejë shtëpinë.
6. Ndihmoje në organizimet që duhen bërë në raste të tilla.
7. Mblidh foto të njeriut të dashur dhe bëj një album me to-dhuroja në ndonjë ditë të veçantë përkujtimore.
8. Dhuroji ndonjë libër ku tregohet historia e dikujt që ka kaluar një situatë të tillë, por kjo pasi ka kaluar ca kohë.
9. Jepi para (mundësisht në mënyrë anonime).
10. Gatuaj për familjen që ka kaluar humbjen apo bëji pazaret për ta.
11. Merre në telefon herë pas herë dhe pyete si është.
12. Inkurajoje të vazhdojë të jetojë jetën dhe bëhu pjesë e shëtitjeve apo aktiviteteve të tij/saj.
13. Ftoje në aktivitetet të ndryshme, sidomos ato që i ka patur përzemër.

Mund të bësh shumë më tepër se kaq, mjafton dëshira për të bërë diçka. Mbi gjithçka është dashuria për tjetrin. 

Nje histori e ndryshuar e Krishtlindjes

Jozefi i fejuari i Marisë mori vesh që e fejuara e tij ishte shtatzënë. (Në fakt kjo është bërë shumë normale këto vitet e fundit në Shqipëri.) Por problemi ishte që ai s’kishte kryer marrrëdhënie me Marien, kështu që fëmija nuk ishte i tij.
Sipas ligjit hebre, gratë që kryenin tradhëti bashkëshortore vriteshin me gurë. Ai s’mund ta bënte këtë gjë, ai ishte kaq i mirë sa nuk kishte therrur me dorën e tij asnjë kafshë, aq më tepër të vriste atë që ai e kishte aq për zemër. Për ta vrarë nuk mundej, për ta lënë ishte turp dhe kundërvënie ndaj ligjit. Atëherë atij i erdhi një ide:
Ai do i propozonte Marisë që të pinte një ilac që të provokonte nxjerrjen parakohe të fëmijës, dmth heqjen e këtij fëmije që s’ishte i tij përpara se ta merrnin vesh të gjithë.
Ai po mendonte se sa e gëzuar do të ishte e fejuara e tij, e cila do ta shihte këtë sugjerim si një akt mirësie nga burri i saj i ardhshëm, si një akt që tregonte se e falte atë. Ai filloi të ndjehej mirë, foshnja nuk do i prishte planet e tyre. Sigurisht që ata do të kishin fëmijë, por sëbashku dhe në kohën e përshtatshme.
Ky fëmijë nuk kishte ardhur në kohën dhe vendin e duhur kështu që nuk do ishte aq keq po të mos i jepje asnjë mundësi, në fund të fundit ai s’do kishte mundësi të kërkonte për ndihmë.
Në nesërmen në mëngjes, Jozefi shkoi te e fejuara e tij dhe ia tregoi planin gjenial. Ajo e pa në sy dhe me një lot që i rrëshqiti në faqe i tha, më fal Jozef, ishte një gabim dhe më duhet ta paguaj. Më gjej një doktor që të përgatisë një ilac të fortë dhe ta heqim këtë kujtim të hidhur. Ajo piu ilacin dhe…….
Sigurisht që ju jeni ofenduar apo cuditur me atë që sapo lexuat! Ju dhe unë e dimë fare mirë që nuk ndodhi aspak kështu. E vërteta është që Jozefi e pranoi Marien si gruan e tij dhe e rriti Jezusin si djalin e tij.
E trillova këtë histori për të na bërë të mendonim nëse në të vërtetë mund të ndodhte kështu- nëse Jozefi dhe Maria ishin pro abortit, nëse doktori që i dha ilacin ishte pro abortit dhe miqtë e tyre bënë sikur nuk panë gjë.
Perëndia ndërhyri në atë rast duke i folur Jozefit përmes një ëndërre.
Në këtë kohë krishlindjeje bëjmë mirë të mendojmë se cfarë duhet të bëjmë ne për ato bebe për të cilat Perëndia ka përgatitur që para krijimit të botës një plan të mrekullueshëm, por nuk arrijnë dot ta shijojnë aspak, sepse ligji, ngurtësia e zemrës dhe indiferenca i lejojnë ata të vriten.

Jezus, na fal për pandjeshmërinë tonë
          na fal për neglizhencën tonë
          na fal për harresën tonë
          na fal për mungesën e dashurisë

Në këtë kohë krishtlindjeje unë dua të shpëtoj jetë foshnjash.
Më ndihmo!

Wednesday, December 9, 2009

Sot ra bora e pare ne Toronto



Bora zbardhi sot Toronton. Ishte bukur te shihje ne mengjers pas nje nate me shume ere, gjithcka te zbardhur. Ishte bora e pare per kete dimer dhe te gjithe e perjetuan ne menyra te ndryshme. Po te kisha mundesi do te dilja jashte dhe do te luaja me topa bore, packa se nuk jam me 10 vjecar. Vajza ime u kenaq ndersa shihte objektet e mbuluara nga bora. Ndersa shihja bashke me te nga dritarja vura re nje makine te kuqe te ishte mbuluar gati plotesisht nga bora dhe m'u kujtua nje varg nga Bibla: "dhe nese mekatet tuaja jane te kuqe si flaka, une (Zoti) do t'i bej te bardha si bora". Eh kush nuk ka bere mekate sot! TI mund te thuash - une JO. Ndoshta me te vertete nuk ke bere asgje qe ti e di qe eshte mekat dhe une te pergezoj per kete.
Por....nese ti nuk e di te gjithe listen e asaj se cfare eshte mekat ne syte e Zotit??
Ku ta gjesh kete liste?? E lehte fare. lexo Biblen, ke midis shume faqeve aty, listen e shperndare dhe nese ke deshire mund t'i mbledhesh dhe te besh nje liste. Te siguroj qe te duhet me shume se nje flete.

Sot ra bore ne Toronto dhe une uroj te kete rene dhe ne shpirtin tend.

Tuesday, December 8, 2009

Nuk eshte puna ime

Në një program televiziv i ftuari përmendi një thënie që akoma më bën të mendoj: “Nuk është puna ime!”
Unë e kam menduar dhe thënë nganjeherë dhe besoj ju po ashtu. Ajo që dua të ndaj me ju është në lidhje me përgjegjësitë sociale të një të krishteri.
Në momentin që dikush bëhet i krishterë dhe beson se Bibla është Fjala e Perëndisë, kërkon ndihmën e Fjalës për ta riorientuar në mënyrën e jetesës. Cfarë duhet të bëj si i krishterë në lidhje me Zotin dhe me ata që më rrethojnë?
Historia e përdorur shpesh e Samaritanit të mirë më bën të mendoj sesa herë unë bëhem si Prifti, sa herë bëhem si Leviti dhe sa herë bëhem si Samaritani. Dy të parët kishin shumë njohuri biblike, mësonin të tjerët për Zotin dhe shërbenin për Zotin. Por njohuria dhe besimi i tyre nuk i bëri të përgjegjshëm dhe të dhembshur ndaj fatkeqësisë që i kish ndodhur të panjohurit. Të dy fetarët i ishin drejtuar Jeruzalemit dhe sigurisht kishin dicka të rëndësishme për të bërë, dhe ai i panjohur i plackitur ishte jashtë planit të tyre.
Sa nevojë ka shoqëria shqiptare për përgjegjshmëri sociale. A duhet ta duam ne të afërmin tonë? Si mund ta ndihmojnë dikë kur duket sikur s’kemi për vete? Ne kemi një
mundësi të shkëlqyer për të dhënë dashuri me vepra. Ndërsa në vende të tjera të zhvilluara (sic eshte Kanadaja ku tani po jetoj) sistemet e ndërtuara sociale bëjnë të mundur zvogelimin në mase të problemeve sociale të individëve, ne e shikojmë cdo ditë që në Shqipëri kjo s’funksionon kështu.

Po cfarë mund të bëj unë?
Së pari fillon me ndërgjegjësim që shërbimi ndaj nevojtarëve është shumë i rëndësishëm për besimin e krishterë dhe nuk ka justifikim për mospërfshirje.
Së dyti duke identifikuar llojet e nevojave që janë për një grup të caktuar, zonë të caktuar, moshë të caktuar për të cilat ti unë dhe besimtarë të tjerë përkushtohemi të ndihmojmë.
Së treti shikohen mundësitë që ka kisha për të ndihmuar,ngritur fonde dhe ngritje shërbesash të reja.
Së katerti fillo me një. Asgjë e madhe nuk ka filluar e madhe. Bëj maksimumin tënd dhe Perëndia do të bëjë maksimumin e vet.
Së pesti krijo bashkëpunime, rrjete, koalicione për të bashkuar forcat, burimet dhe për të advokuar në nivele vendimmarrëse për të drejtat e këtyre personave.

Besoj që ka ardhur koha që lutjes t’i shtojmë dhe veprimin kur kemi të bëjmë me situata që kanë lidhje me vendime të pushteteve njerëzorë. Kujtoni Martin Luter King, që me përfshirjen e tij sociale ndihmoi që një një pjesë e madhe e popullsisë e lënë pas dore të fillojë të gëzojë të drejtat që i takonin.
Jam i sigurt që pastorët do të thonin: Endrit, kjo është ide e mirë por ne nuk kemi kohë, kemi kaq shumë shërbesa që kemi filluar dhe nuk jemi gati për një të re.
Unë do ju thosha që ju si pastorë s’keni pse bëni gjithcka vetë. Ju mund të filloni të flisni me kishën ku jeni barinj dhe t’i ndërgjegjësoni njerëzit. Ndërkohë lutuni
dhe përkrahini ata që vijnë të gatshëm për t’u përfshirë në këtë lloj shërbese.

Fillon me dëshirë.
Pali përsëriti fjalët e Jezusit te Gal 2:10 -mos harroni të varfërit (ata që s’kanë ushqime, veshje, të drejta, të vetmuarit, të dëshpëruarit, etj)
Ne kemi përgjegjësi sociale që dashurinë që kemi në zemër ta SHFAQIM. Për ne është më e lehtë të themi “të dua” se sa të harxhojmë kohën, paratë dhe dhuntitë për dikë që nuk e njohim.
Të krishterët e parë shkuan e predikuan ungjillin me shenja dashurie prej së vërteti, aq sa dhe një perandor romak shkruante që “ata (të krishterët) po na prishin punë sepse jo vetem që i ndihmonë të varfërit e tyre (dmth të kishës) por po ndihmojnë dhë të varfërit tanë (ata që lypnin tek tempujt paganë)”
Une besoj që po i flas zemrave që e duan Zotin sinqerisht dhe tani mund të lutesh sinqerisht:
Zot cfarë do ti që unë të bëj për të ndryshuar këtë vend. Zot cfarë do ti për të sjellë dashuri me vepra në jetën e atyre që kanë nevojë. Zot më ndrysho të
menduarin tim dhe më bëj gati që të jem dritë dhe kripë që vendin ku banoj. Amen
.”
Ndryshimi i Shqipërisë ESHTE PUNA IME.

REFLEKTIME - PAS VDEKJES

Para disa muajsh kam marrë pjesë në varrimet e tre personave të afërt për familjen time. Të tre u larguan nga kjo botë në mënyra të ndryshme dhe unë mendova t’ju them disa nga reflektimet e mia lidhur me keto ngjarje:
1- Me sa di unë askush prej tyre nuk ka bërë një pohim lidhur me besimin në Jezus Krishtin. Në përgjithësi e kam më të lehtë të them që ata që nuk besojnë tek Jezusi nuk shkojnë në qiell, por qenka shumë e vështirë ta thuash për njerëzit e afërt duke shpresuar që ndoshta e kanë bërë dhe ne s’dimë gjë ose…
2- Të tre këta persona ishin të moshës mbi 60 vjec dhe askush s’i ka
predikuar përvec familjarëve që besojnë. Programet e ungjillizimit të kishave
në përgjithësi janë të fokusuara në moshat e reja, dhe më pak pleqve që janë të sëmurë. Kështu që e shoh se është një detyrë e imja dhe gruas sime t’i predikojmë dhe të bëjmë të pamundurën që të gjithë familjarët e fisit tonë të dëgjojnë ungjillin përmes nesh dhe të shpëtohen. Unë nuk do pres që këta ta bëjë një besimtar tjetër.
3- Kur ndodhin vdekje njerëzit janë më të hapur për të dëgjuar për përjetësinë,
nga frika e asaj që do i ndodhë atyre apo kurioziteti kanë më shumë mundësi të dëgjojnë se cfarë i ndodh njerzve pas vdekjes fizike. Kam folur në disa raste dhe në përgjithësi njerëzit janë të keqinformuar mbi përjetësinë.
4- Megjithëse nuk besojnë në Zot apo të ndjekin ato që shkruhen në librat fetarë, familjet shpesh ftojnë individë fetarë që bëjnë lutje përpara varrimit. Mendoj që kisha e Jezusit duhet të jetë e ndjeshme dhe të gjejë mënyra për të qenë pranë familjeve ku ndodh fatkeqësia dhe të bëjnë lutje për familjen pa kompromentuar atë që thotë Bibla dmth jo që të luten që Perëndia t’i marrë në parajsë sepse tashmë secili ka marrë vendimin e vet.
Lutja e askujt nuk mund ta cojë dikë që është ndarë nga jeta tokësore - nga ferri në qiell.
5-Njerëzit po vdesin dhe ende nuk e kanë dëgjuar prej sëmbari ungjillin e Jezusit. Ka shumë punë ende për t’u bërë dhe secili prej nesh që jemi ndricuar jemi thirrur për të shkuari së pari në familjen tonë, në fisin tonë, në të njohurit tanë dhe tek cdo njeri që na vjen në jetën dhe rrugën tonë.
Unë mund dhe di të bëj më shumë, besoj dhe ju.

Friday, December 4, 2009

Martesat brenda të njëjtit seks, 7 arsye kundër

Po vendos nje artikull interesant nga Akil Pano, shkruar ne Gazeten Panorama, dt 4 dhjetor 2009.

Martesat brenda të njëjtit seks, 7 arsye kundër
» Vendosur: 04/12/2009 - 08:53
• Pastor Akil Pano

Fjalët që dëgjova nga roja private i një institucioni më çuan thellë në mendime. Në fakt, e gjithë qenia ime u trondit, ndërsa ky burrë ende pa vajtur tek te gjashtëdhjetat, më ndali duke më kapur lehtë prej mëngës së xhaketës dhe si i zënë në faj për veprimin që po bënte, por që në të njëjtën kohë dukej se një nevojë e madhe e shtynte të bënte një veprim të tillë më tha: “Pastor! Të kërkoj ndjesë njëmijë herë, por të lutem, ti mund të bësh diçka. Ju s’mund të rrini pa bërë asgjë. Ju duhet të flisni, të thërrisni me të madhe për këtë gjëmë që do të zërë vendin. Gjëra të tilla s’na i kanë dëgjuar veshët e as nuk i kemi menduar ndonjëherë. Këto janë gjëra që as armikut nuk ia urojmë”.
E më tej ai vazhdoi me:
- “Pu,pu,pu”, e duke mbuluar fytyrën me duart e tij, vazhdonte të përsëriste me zë të pafuqishëm e një vështrim që tregonte habi të madhe, mosmiratim, e një ndjenje turpi të përzier në faj.
- “Ç’ke” i thashë, megjithëse pak a shumë e dija se për çfarë bëhej fjalë, por s’e kisha menduar ndonjëherë që ky njeri mund ta kishte përjetuar kaq thellë dramën e atij lajmi.
-”Eh, pastor… Tani më duket se me të vërtetë na mori lumi. Deri tani ia kemi dalë, jemi mësuar t’i durojmë të gjitha. Jetojmë me pak. Madje shumë pak, por jemi mësuar t’ia dalim. Jemi racë e fortë ne shqiptarët. Durojmë dhe kur evlatin s’e kemi pranë. Emigrimi s’është i lehtë. Do jepja çdo gjë t’i kisha djemtë këtu…”
- Sytë iu mbushën dhe ndali. Dukej që shpirti i qe mbushur plot. Ishte gati të shpërthente në ngashërim përpara meje, por vetëm dinjiteti i burrit i skalitur në personalitetin e tij nuk e lejoi që kjo të ndodhte. Sekondat pa fjalë duket sikur i dhanë më shumë forcë për të vazhduar më tej dhe për të rrëfyer brengën që mbante përbrenda.
-”Shqiptari është mësuar të durojë çdo padrejtësi që i bëhet. Eshtë mësuar të eci në ngushticë e në skamje. Eshtë mësuar t’ia dalë në kohë të mirë e të keqe, por… martesa burrë-burrë? Bah, kjo mos ndodhtë armikut e jo një Shqiptari.
Bëri dy a tri hapa më tutje e u kthye sërish nga unë për të folur dhe një herë më të njëjtën dhembje që dukej sikur shqyente dhunshëm shpirtin e tij. Në fakt, kjo ishte pyetja që do të qëndronte me mua për një kohë të gjatë.
-”Pastor, a mendon se kryeministri do ta kalojë këtë ligj në Parlament?”

Argumenti i parë
Ky ligj do të sillte probleme të mëdha në lidhje me identitetin në realitetin shqiptar. Politikanë të ndryshëm, analistë dhe njerëz të nderuar të medias kanë konstatuar, në kohë të ndryshme, që vendi ynë ka kaluar përmes krizave të mëdha. Dikush mund të thotë që sot vendi ndodhet në një krizë aspak të vogël. Nga vëzhgimi im kam arritur në përfundimin, që vendi ynë përpara se të jetë në një krizë politike, përpara se të jetë në një krizë ekonomike, përpara se të jetë në një krizë korrupsioni, është në krizë të identitetit. Përgjatë historisë së shkurtër të shtetformimit shqiptar ne mund ta shikojmë këtë argument të jetë i vërtetë. Çfarë po ndodh me identitetin e individit dhe familjes? A gëzon individi dhe familja në vendin tonë një identitet më të konsoliduar sesa kombi ynë? Nuk ka tmerr më të madh për dikë sesa të mos njohë identitetin e tij, pra të mos dijë se kush është? Homoseksuali është shtegtari i planetit që ka humbur rrugën, pasi më parë ka humbur identitetin e tij. Etiketa që mund t’i shkonte më shumë një personi me këto devijanca është ajo që mban të shkruar pyetjen: “Kush jam unë?” “A jam një burrë apo një grua?”. Por dhe në përpjekjen më të madhe të njeriut për të njohur veten, ai është përballur me anën më të errët të tij.

Argumenti i dytë, implikimi tek familja dhe fëmijët
Cila është gjendja e familjes në vendin tonë? Vetëm në vitin e fundit në vend regjistrohen 6,400 divorce. Sa është numri i fëmijëve që do të rriten vetëm nga njëri prej prindërve si pasojë e këtij numri divorcesh? Kjo është e keqja më e vogël, sepse në fund të ditës këta fëmijë do të kenë të paktën njërin nga prindërit që do t’i mbulojë me batanije dhe do t’i dhurojë puthjen e natën e mirës. Tani në këtë tablo të dhimbshme mendoni të fusni dhe diçka krejtësisht ndryshe dhe akoma më të shëmtuar në realitetin e familjes shqiptare.
Implikimet tek fëmijët në një botë ku familja po kalbet çdo ditë, janë shumë të thella. Në një nga artikujt e fundit të të përjavshmes amerikane “STANDARD” përshkruhet sesi sanksionimi ligjor i bashkimit të personave të së njëjtit seks ka shkatërruar institucionin e martesës në vendet skandinave, ku gjysma e fëmijëve të sotëm lindin jashtë martese. Që nga kjo pikë e tuje, gjykatat nuk do të jenë në gjendje më të favorizojnë familjen tradicionale, e cila përshin një burrë dhe një grua në krahasim me një çift homoseksual përsa i përket adoptimit të fëmijëve. Fëmijët jetimë do të vendosen në shtëpi me prindër, që prezantojnë të njëjtin seks mbi parime të njëjta, siç do të adoptohej nga një mami dhe një babi. Në perspektivën e fëmijëve jetimë nuk do të këtë të drejtë për të zgjedhur, pasi ligji i njeh këtë të drejtë njëlloj çifteve të së njëjtit seks. Në vend që të sigurohet një nënë dhe një baba, martesat e ardhshme të homoseksualëve do të prodhojnë miliona fëmijë pa baba dhe miliona fëmijë pa nëna. Sociologët e sotëm në mënyrë të vazhdueshme kanë këmbëngulur në paralajmërimin e kësaj çarje të madhe të familjes. Nëse kjo do të ndodhë theksojnë ata, atëherë pothuajse çdo fëmijë do të ketë disa nëna dhe disa baballarë, dhe ndoshta gjashtë deri tetë gjyshër ose gjyshe dhe dyzina me gjysme-vëllezër dhe gjysme-motra. Do të jetë një botë ku djem dhe vajza të vogla do të tërhiqen dhunshëm nga kolona e familjes, për t’u postuar prej modeleve të ndryshueshme të mënyrës së jetesës, ku shumë prej tyre do të rriten në familje adoptuese ose streha e tyre do të behet rruga (siç miliona fëmijë po bëjnë tashmë në vende të tjera nëpër botë.)

Argumenti i tretë, prirja drejt Poligamisë
Legalizimi i martesave brenda së njëjtës gjini do të udhëheqë në mënyrë të padiskutueshme në poligami dhe në alternativa të tjera të bashkimi të burrave dhe grave. Pse do të na çonin martesat homoseksuale në poligami? Sepse nuk ka asnjë ndalesë tjetër nëse sakrilegji i martesës do të shkelet. Historikisht, përcaktimi i martesës është prehur në themelin e traditës, në përparësinë ligjore, në teologji dhe në mbështetjen e pakapërcyeshme të njerëzve. Çfarë do të thonim atëherë për martesat në grup, ose për martesat mes kushërinjve, ose për martesat mes të rriturve dhe fëmijëve? Po për martesën mes njeriut dhe një kafshe? A ka diçka që mund të ndalojë të ashtuquajturat “Të Drejta Të Njeriut?”
Argumenti i katërt, implikimi në Institucionet Arsimore
Me legalizimin e martesave homoseksuale në të gjitha shkollat publike në vend do të standardizohet mësimi se ky perversitet është ekuivalenti modern i martesës tradicionale mes një burri dhe një gruaje. Në kurrikulën shkollore do të kërkohet që tekstet të përmbajnë materiale, ku do të përshkruhen qartë që marrëdhëniet homoseksuale janë normale. Gjithashtu, në këto tekste do të ketë histori të shkruara për fëmijët e shkollës fillore t’i jepet e njëjta hapësirë familjeve homoseksuale.

Argumenti i pestë, shpërndarja në formën e virusit
Me legalizimin e martesave brenda së njëjtës gjini, martesat mes homoseksualëve do të shpërndahen në vend, në të njëjtën mënyrë siç dhe ka ndodhur kudo në botë. Në të njëjtën mënyrë siç ndodhi me pornografinë, pasi Komisioni Nikson deklaroi se këto materiale të pahijshme janë të dobishme për njeriun. Rreth 11 vende anglishtfolëse liberalizuan ligjet e tyre ndaj pornografisë. Eshtë e vërtetë dhe vetë amerikanët e pranojnë që kjo influencë negative ka dalë nga Amerika.

Argumenti i gjashtë, implikimi tek Shëndeti
Një grup i konsiderueshëm mjekësh kanadezë dhe Paul Cameron, themeluesi i Institutit të Kërkimit mbi Familjen në SHBA, debatojnë, që ndërsa njerëzit mund ta kenë lirinë e zgjedhjes për të pasur marrëdhënie brenda të njëjtit seks, këto marrëdhënie nuk duhet të legalizohen për shkak të pasojave shëndetësore që kanë burrat, të cilët kanë seks me burrat dhe gratë që kanë seks me gratë. “Gratë e Preokupuara për Amerikën” një organizatë konservative që promovon vlerat e jetës dhe familjes, argumenton që shteti nuk duhet të ligjërojë sjelljet që janë të pashëndetshme, përhapin sëmundje dhe që mund të kenë pasoja vdekjen. Ato që mund të themi mbi argumentin shëndetësor janë shumë, por në këtë rast do të përmend vetëm sëmundjen e shekullit dhe përhapjen e saj në komunitetin e homoseksualeve. Rastet e para të HIV/AIDS në SHBA u zbulua në vitin 1981, në Kaliforni dhe Nju Jork. Vetëm dy vjet më vonë, në 1983, më shumë se 3000 raste me Sida janë identifikuar në SHBA dhe më shumë se 1000 veta vdiqën nga kjo sëmundje. Në qershor të vitit 2007 sipas qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, 71% e personave të infektuar me HIV/AIDS ishin burra që kishin seks me burra të tjerë. Sot në SHBA gjenden më shumë se 230.000 burra homoseksuale, të cilët kanë virusin HIV/AIDS.

Argumenti i shtatë, teologjik
Çfarë është në të vërtetë martesa? Antropologët s’e kanë pasur të lehtë që të përcaktojnë përkufizimin e martesës. Në vitin 1922 Edvard Westermarck në veprën e tij Historia e martesës Humane e përkufizoi martesën si: Marrëdhënia e një burri me një grua, e cila është e njohur si zakon ose ligj dhe përfshin disa të drejta dhe detyrime për individët, të cilët hyjnë në këtë marrëdhënie dhe fëmijët që lindin prej saj. Prezantimi i legalizimit të “bashkimeve” të së njëjtit seks, nuk mund të njihet si një martesë legjitime për shkak se bie ndesh me vetë përkufizimin e martesës. Korniza brenda së cilës martesa shihet është marrëdhënia mes një burri dhe një gruaje. Kështu ka qenë që në fillim. Bibla bën këtë deklaratë madhështore për misterin e martesës. Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë burrin, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend. Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr burrit formoi një grua dhe e çoi te njeriu. Dhe njeriu tha: “Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri”. Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm. Zanafilla 2:21-24. Perëndia gjithmonë do të vazhdojë të bekojë institucionin e martesës midis një burri dhe një gruaje. Çdo përpjekje tjetër është vetëm një kopje e lirë dhe një imitim i shëmtuar i asaj që Krijuesi e ka bërë të jetë dhe të mbetet e bukur.

Thursday, December 3, 2009

Kush po i meson femijet TANE??

Isha duke pare bashke me vajzen time, nje nga filmat e saj te preferuar Winnie the Pooh. Kur filmi mbaroi autoret e filit filluan te komentojne ne lidhje me idene e ketij seriali dhe cfare donin ata t'ju perconin femijeve.
Me terhoqi vemendjen qe ndersa folen per nje elefant ne film, njeri prej tyre tha: "Ajo qe duan te tregojme nuk eshte thjesht nje elefant, por dicka me shume!.

Sigurisht qe media eshte bere faktori kryesor qe po i jep forme te menduarit te njerezve sot. Ne menyre te ndergjegjshme ose jo te medhenj e te vegjel po marrin mesazhe ne menyre te pakuptuar.

Nese nje nga personazhet qe vajza ime sheh, thote dicka, atehere mundesite jane te medha qe vajza ime te filloje te mendoje dhe veproje si personazhi i saj. Por a jane te gjitha mesazhet qe jepen permes filmave vizatimore, te nevojshme dhe te shendeteshme?? Pergjigjet nuk jane te njejta sepse dhe kujdestaret apo prinderit e femijeve kane koncepte te ndryshem per tema te ndryshme.

Ndersa isha duke folur me prinder qe nuk besojne ne Perendine, kuptova qe ata jane te kujdesshem qe femijet e tyre te mos degjojne shume per Perendine,duke thene qe kur te rriten femijet tane mund te zgjedhin te besojne. Faktikisht cfare ndodh me ta dhe shume prinder te tjere, ata pa e kuptuar e kane vendosur drejtimin qe do te marrin femijet e tyre. Dmth me pak fjale "une nuk do i them asgje femijes tim per Perendine, por nese ata vete e gjejne Zotin une nuk do i pengoj". Keshtu qe femija rritet me te gjitha mesazhet e mundshme, perfshire dhe ate qe nje burre mund te martohet me nje burre, por jo duke degjuar per besimin ne Zot.

Prinderit ndikojne shume ne lidhje me te ardhmen e femijes qofte duke qene te qellimshem apo duke qene pasive (duke lejuar te tjeret t'i flasin femijeve te vet)

Nese ti do te kesh me pak dhimbje koke kur femijet e tu rriten, apo me pak lot dhimbjeje, do t'ju sugjeroja te ishit te vemendshem lidhur me ate qe femijet degjojne, shikojne dhe lexojne, sepse duke qene si balte qe marrin forme ne kete moshe, tani eshte koha qe ata marrin drejtimin e jetes se tyre.

Jepi femijes tend gjene e duhur.