Monday, November 30, 2009

Referendumi per minaret

Sot lexova ne gazete dhe internet mbi referendumin e zviceraneve per mosndertimin e minareve ne Zvicer. Ka aresyet e veta kjo dhe nga njera ane i kuptoj. Eshte nje grup i cili kerkon te mbroje kete territor nga "pushtimi islam". Gjithashtu kam lexuar dhe komentet e perfaqesuesve muslimane te cilet shprehin pakenaqesine dhe shqetesimin ne lidhje me kete vendim politik qe u pasua nga mazhoranca popullore.

Une kisha dy komente me kete ngjarje:

Se pari, une mendoj qe ndertimi ose jo i xhamive nuk percakton nese nje vend i caktuar behet me shume apo me pak musliman. Kjo ndoshta do te ndikoje ne te ardhmen historike kur pasardhesit do t'i duhet te debatojne mbi trashegimine islamike ne Europe. GJithashtu eshte nje simbol fetar qe nxit muslimanet qe jetojne aty te behen me te perkushtuar dhe te tjere kurioze te dine me shume rreth kesaj feje.
Ajo qe eshte kryesore eshte se cfare besojne njerezit ne zemrat e tyre. Nese Zvicra apo vende te tjera europiane kane shqetesim ne lidhje me perhapjen e muslimanizmin ne vendet e tyre, te mos merren me pengimin e tyre por me realitetin shpirteror ne popullaten e vendit qe po behet gjithmone dhe me shume pa lidhje me Zotin. Ata qe jane te krishtere te luten me shume dhe te tregojne me jeten dhe veprat e tyre besimin jetendryshues, duke iu larguar ritualeve qe nuk sjellin jete.

Se dyti une cuditem me reagimet e muslimaneve qe sa here qe i pengohet dicka ngrihen dhe therrasin per diskriminim. Jam dakort qe nuk do e kene asnjehere te lehte ne vende ku tradita shekullore eshte e krishtere dhe jo muslimane. Pyetja qe me vjen mua menjehere per kete zedhenes te drejtave te njeriut eshte: " A flasin ndonjehere keta per shkeljen e drejtave te njeriut ne vendet islamike ose me shumica muslimane, ku pakivat fetare i kane te drejtat shume te kufizuara dhe shpesh te dhunuara ne ekstrem. A jane ngritur ata per te mbrojtur te drejten per te besuar ne nje vend ku Kurani shpesh eshte kushtetuta e vendit. Nese keta emigrante ne Europe, duan te praktikojne dhe te deshmojne ne nje vend me tradita te krishtera, nje fe qe ne vendin e tyre eshte shtypese per pakicat e tjera,atehere pse duhet lejuar qe te perhapet lirisht. A mos do te kerkohet ne te ardhmen Sheriati ne France, Belgjike apo Gjermani?
A nuk jane shumica e ketyre vendeve islamike qe mbeshtesin hapjen e islamin ne Europe?
Cfare duhet te mendoj une ne kete rast?

Sunday, November 29, 2009

LIGJI SHQIPTAR PER NDERPRERJEN E SHTATEZENESISE

L I G J

Nr.8045, datë 7.12.1995

PER NDERPRERJEN E SHTATEZENESISE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të
Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1
Ligji garanton respektimin e çdo qenie njerëzore që në fillim
të jetës. Ky parim nuk shkelet, përveç rasteve kur është e
domosdoshme dhe në kushtet e përcaktuara në këtë ligj.
Mbrojtja e këtij parimi, informimi për problemet e jetës dhe
demografisë kombëtare, edukimi i përgjegjësive sociale, pranimi i
fëmijës në shoqëri dhe politika familjare janë detyrime kombëtare.
Organet e pushtetit qendror dhe lokal i realizojnë këto detyrime
dhe mbështetin çdo nismë që ndihmon për realizimin e tyre.

Neni 2
Parimet mbi të cilat bazohet ky ligj janë:
1. Shërbimi shëndetësor i të gjitha niveleve duhet të përdorë
shërbimet e planifikimit familjar, si mjet për të shmangur
shtatëzënësitë e padëshiruara. Ndërprerja e shtatëzënësisë nuk do
të konsiderohet në asnjë rast si metodë e planifikim familjar.
2. Gruaja ka të drejtën e informacionit të saktë dhe
këshillimit përpara ndërprerjes së shtatëzënësisë.
3. Në rastet kur ndërprerja e shtatëzënësisë nuk është në
kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, ajo duhet të kryhet në
kushte të sigurta për shëndetin e gruas.
4. Në të gjitha rastet grave duhet t'u sigurohet shërbim
shëndetësor për trajtimin e ndërlikimeve të mundshme pas
ndërprerjes së shtatëzënësisë.
5. Këshillimi dhe shërbimi i planifikimit familjar pas
ndërprerjes së shtatëzënësisë duhet të jetë i menjëhershëm, me
qëllim që të shmangen shtatëzënësitë e padëshiruara.
6. Ndërprerja e shtatëzënësisë lejohet vetëm kur vërtetohen
rrethana të padëshiruara në këtë ligj dhe në çdo rast me pëlqimin
e gruas.

KREU II

NDERPRERJA E SHTATEZENESISE

Neni 3
Ndërprerja e vullnetshme e shtatëzënësisë bëhet vetëm nga
mjeku specialist obstetër-gjinekolog në institucione shëndetësore
shtetërore e private që plotësojnë kushtet e përcaktuara në
udhëzimin përkatës të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së
Mjedisit.

Neni 4
Mjeku të cilit i kërkohet ndërprerja e vullnetshme e shtatëzënësisë,që në vizitën e pare duhet të informojë gruan për:
1. Rreziqet mjekësore që sjell ndërprerja e shtatëzënësisë për shtatëzënësitë e ardhshme, si dhe problemet biologjike të ndërhyrjes mjekësore.
2. Të drejtat, ndihmën dhe avantazhet e garantuara me ligj për familjen, nënën dhe fëmijën, si dhe për mundësitë e adoptimit të fëmijëve që priten të lindin.
3. Institucionet dhe organizmat që mund t'i ofrojnë gruas mbështetje morale dhe financiare.
4. Klinikat dhe spitalet që kryejnë ndërprerje të shtatëzënësisë.

Neni 5
Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit përcakton me udhëzim të veçantë përmbajtjen, mënyrën e hartimit dhe shpërndarjes së materialeve udhëzuese me informacionet e parashikuara në nenin 4.

Neni 6
Në rast se gruaja, pas marrjes së informacionit të përmendur në nenin 4, përsërit kërkesën e saj për ndërprerjen e shtatëzënësisë, mjeku kërkon konfirmimin me shkrim të kërkesës. Ky konfirmim kërkohet pasi të kenë kaluar të paktën 7 ditë nga kërkesa e parë.
Kur është e mundur, në këshillimin dhe marrjen e vendimit për ndërprerjen e shtatëzënësisë, merr pjesë edhe bashkëshorti ose prindi.
Në rast se afati prej 7 ditësh bën që të tejkalohen afatet e përcaktuara në këtë ligj, mjeku mund të vendosë që ky afat të jetë të paktën 2 ditë.

Neni 7
Në rast konfirmimi, mjeku kryen ndërprerjen e shtatëzënësisë në kushtet e përcaktuara në nenin 3. Kur mjeku të cilit i drejtohet kërkesa nuk është ai që do të kryejë ndërhyrjen, atëherë kërkesa i kthehet gruas bashkë me një vërtetim mbi respektimin e procedurave
të nenit 4 dhe 6 për t'i paraqitur te mjeku që do të kryejë ndërprerjen e shtatëzënësisë.
Institucioni shtetëror apo privat ku pranohet gruaja, duhet të përfshijë në kartelën e saj kërkesën dhe vërtetimin për respektimin e procedurave.

Neni 8
Në rast shtatëzënësie jashtë martese në vajza të mitura deri 16 vjeç, përveç kërkesës së saj, për ndërprerjen e shtatëzënësisë kërkohet miratimi i personit që ushtron autoritetin prindëror ose e kujdestarit ligjor të saj.
Kërkesa e vetë vajzës duhet të bëhet pa praninë e personave të përmendur në paragrafin e mësipërm.
Të martuarat në moshë të mitur u nënshtrohen dispozitave të nenit 7 të këtij ligji.

Neni 9
Ndërprerja e shtatëzënësisë për arsye mjekësore mund të bëhet deri në javën e 22 të shtatëzënësisë, në rast se një komision i përbërë nga 3 mjekë, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se vazhdimi i shtatëzënësisë dhe/ose lindja e fëmijës rrezikon jetën
ose shëndetin e gruas.
Kur komisioni gjykon se fetusi ka keqformime të papajtueshme me jetën, apo sëmundje invaliduese me trajtim të pasigurtë, vendos për ndërprerjen e shtatëzënësisë në çdo kohë.
Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit përcakton me udhëzim të veçantë rastet e përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, si dhe kushtet që duhet të plotësojnë mjekët e komisionit.

Neni 10
Në rastet kur gruaja vlerëson se shtatëzënësia i krijon probleme psikosociale, ndërprerja e vullnetshme mund të kryhet brenda javës së 12 të shtatëzënësisë.

Neni 11
Ndërprerja e shtatëzënësisë për arsye sociale bëhet brenda javës së 22, në rast se një komision i përbërë nga 3 specialistë, mjekë, punonjës socialë, juristë, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se shtatëzënësia është rezultat i përdhunimit ose një krimi
tjetër seksual, si dhe kur vërtetohen arsye të tjera sociale.
Udhëzimi për trajtimin e këtyre rasteve dhe përbërjen e komisionit miratohet nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Neni 12
Të gjitha ndërprerjet e shtatëzënësisë duhet të bëhen objekt i një deklarimi të konfirmuar nga mjeku që kryen ndërprerjen, i cili dërgohet nga institucioni në Institutin e Statistikës. Të dhënat për ndërprerjet e shtatëzënësive dërgohen nga institucioni shëndetësor shtetëror e privat në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, sipas udhëzimeve përkatëse.
Deklarimi dhe informacionet e tjera nuk duhet të përmbajnë identitetin e gruas.

Neni 13
Të gjitha këshillimoret e grave detyrohen t'u japin grave që kërkojnë të ndërprersin shtatëzënësinë, informacionin dhe këshillat e parashikuara në këtë ligj dhe në akte të tjera nënligjore për zbatimin e tij.

Neni 14
Në të gjitha rastet e ndërprerjes së shtatëzënësisë, mjeku që i kryen ato është i detyruar të informojë gratë për shërbimet e planifikimit familjar dhe t'i këshillojë për metodat kontraceptive që ofron institucioni ku ai punon dhe/ose institucione të tjera shtetërore e private.


KREU III

DISPOZITA TE VEÇANTA

Neni 15
Ndalohet çdo lloj propagande dhe reklamimi, direkt ose indirekt, me fjalë ose figurë, e institucioneve, metodave, medikamenteve e produkteve që shkaktojnë ndërprerje të
shtatëzënësisë, përveç se në botimet shkencore të destinuara për mjekë dhe farmacistë.

Neni 16
Asnjë mjek nuk mund të detyrohet të kryejë ndërprerje të shtatëzënësisë kundër vullnetit të tij.

Neni 17
Shkelja e dispozitave të parashikuara në nenet 4, 6, 7, 12, 13, 14 dhe 16 të këtij ligji, kur nuk përbën vepër penale, dënohet si kundërvajtje administrative me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.
Shkelja e dispozitave të parashikuara në nenin 15 dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë.
Gjobat jepen nga organet e kontrollit të caktuara nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

Neni 18
Ankimi kundër vendimeve të organit të kontrollit dhe ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".



Neni 19
Këshilli i Ministrave miraton tarifat shtetërore për dërprerjet e shtatëzënësive.

Neni 20
Të gjitha dispozitat që bien në kundërshtim me këtë ligj
shfuqizohen.

Neni 21
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1331, datë 22.12.1995 të Presidentit të
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Tuesday, November 24, 2009

1000 $ per aksidentin tim

Sot me erdhi nje zarf nga banka ime me nje titull interesant qe me beri ta hapja menjehere per te pare ndonje oferte. Ajo qe me zyri syri ishte shifra 1000 $ dhe aksident-vdekje. Me pak fjale ishte nje mundesi per t'u regjistruar per te patur mundesi per perfitim ne rast aksidenti. Interesante dhe mbi te gjitha ishte FALAS, sa na pelqejne gjerat ku nuk na duhet te paguajme dicka. Dhe sigurisht nuk humbisje gje, vetem fitoje nese ........

Eshte hera e dyte qe me vijne ftesa te tilla, sic me kane ardhur reklama te agjensive te varrimit qe te ofrojne qe tani planifikimet per varrimin tend. Ne Shqiperi nuk para degjon gjera te tilla. Ne nje drejtim duket mire sepse kur ndodhin surpriza te tilla, familja jote nuk eshte e papergatitur.

Une doja te shtoja dy komente qe mendoj ja vlejne per te reflektuar:

1) Na pelqen ose jo, nje dite te gjithe do te largohemi nga banesa jone fizike. Disa prej jush mendojne qe ne ate moment gjithcka zhduket, nuk mbetet me asgje prej teje,as kujtime dhe as jete tjeter. Disa prej jush besojne qe duhet te kete nje forme vazhdimesie te jetes shpirterore, duke ditur qe ne nuk perbehemi vetem nga trupi i prekshem por dhe nga mendimet tona, vullneti yne, emocionet tone, nga shpirti yne. Po te na pyesesh tani, ne te gjithe besojme ne ekzistencen e tyre por kemi veshtire te pranojme qe me vdekjen e personit, ndalon se ekzistuari vetem trupi i tij, te tjeret vazhdojne te ekzistojne. Aresyeja kryesore eshte sepse na kane mesuar te kunderten ose na e kane zene shikimin me shume gjera te prekshme sa nuk shohim pertej asaj qe na servirin te tjeret. Besoj qe eshte mire qe njeriu te mendoje qe ajo qe ai besoj mund te jete gabim, sidomos kur e di qe nuk e ke te gjithe pamjen e plote te universit dhe krijimit mahnites te qenies njerezore.

2)Une i kam hedhur ftesat per mbeshtetje financiare per familjen time ne rast te aksidentit tim, sepse nuk jam duke pritur per nje aksident. Ju do te thoni se kush ai qe pret t'i ndodh aksident?? Ndoshta une kam te drejte, te them qe te gjitheve i vijne ne mendje rralle ose me shpesh idera sesi mund te perfundoje jeta, ose nje dite mund te ndodhe nje aksident etj etj. Dhe ne fakt aksidentet i ndodhin te gjithe atyre qe nuk lajmerojne qe ate dite ato do te aksidentohen. Une besoj qe Perendia me mbron sepse e ka premtuar ne fjalen e Tij, Ai ka mundesi t'i mbroje ata qe i besojne Atij. Eksperienca ime dhe e te tjereve verteton qe pohimet/rrefimet tona, tregojne se cfare ne besojme ne te gjitha detajet e jetes sone.

Kam degjuar per nje histori te vertete lidhur me kete. Nje predikues i vjeter ne moshe dhe ne eksperience degjoi per vdekjen aksidentale te nje predikuesi te ri. Ashtu si shume te tjere ai u shqetesua shume duke pyetur veten si ka mundesi qe nje 30 vjecar te largohet nga jeta, ne nje menyre te tille, ne kohen kur sapo kishte filluar jeten si nje i rritur plot me plane dhe endrra. Keshtu qe ne mbremje ne lutjen e tij te perditshme ai ia shprehu Zotit shqetesimin dhe pyetjen e tij. Ndersa e zuri gjumi ai shikon nje enderr. Ne enderr ai po qendronte perpara Zotit dhe po shikonte nje skene jo te zakonshme. Predikuesi i ri, po i ankohej Zotit pse kishte vdekur ne nje menyre te tille. Kur ai mbaroi Zoti i kthehet engjellit qe rrinte i merzitur ne te djathte te predikuesit dhe e pyet: " E shikon, ai po ankohet qe une dhe ti si engjelli mbrojtes i tij, nuk e kemi mbrojtur ne momentin e aksidentit? Cfare mund te thuash per kete?"
Engjelli duke pare fillimisht predikuesin e ri iu pergjigj Zotit: "Jam perpjekur ta mbroj por ai vazhdimisht pohonte qe nje dite mund te vdes dhe une, duke me shtypur treni apo ndonje makine. Ai me pohimin e tij me lidhi duart per ta shpetuar."

Predikuesi plak u zgjua nga gjumi i trembur nga endrra e pazakonte dhe vendosi qe te nesermen te mengjes te kontaktonte me miqte e te sapolarguarit nga jeta tokesore.
Ata te gjithe konfirmuan ate qe kishte pare ne enderr: Predikuesi i ri kishte pohuar ne pranine e tyre fjalet qe kishte degjuar nga goja e engjellit ne enderr.


Une shpresoj qe komentet e mia, ju kane bere te mendoni. Nese doni te beni komentin tuaj me kontaktoni pa problem ne cdo kohe. Ju mund te rregistroheni ne kete blog dhe te komentoni shkrimet e mia.

Ejani perseri ketu.

Sunday, November 22, 2009

Te mesosh permes femijeve


Une jam shume i bekuar me ardhjen e vajzes sone Amandes. Ajo na solli shume gezim qe kur ishte ne barkun e mamit te saj per 9 muaj dhe sigurisht kur e pame qe erdhi ne boten tone te prekshme.

Por bashke me kete bekim na erdhen shume sfida dhe pergjigjesi. Ajo kerkonte kohen tone, nje pjese te rendesishme te ardhurave financiare dhe mbi te gjitha vemendjen tone. Te gjithe miqte tane shohin vetem pjeserisht se cfare ndodh ne familjen tone-ashtu sic ne shohim pjeserisht jeten e tyre. Por ne e dime qe pervec atyre koheve te bukura ka shume sfida.
Ne jemi rritur dhe pjekur duke rritur vajzen tone. Shume gjera na duhej t'i mesonim nga fillimi, disa gjera na duhej t'i c'mesonim sepse na i kishin mesuar gabim (me fjale apo me shembuj) dhe akoma kemi gjera qe nuk dime se duhet t'i bejme. Interesante apo jo?

Nje nga gjerat me te rendesishme qe kam mesuar permes vajzes sime eshte marredhenia baba-femije. Une u rrita ne nje kohe dhe ambjent ku prinderit ishin shume te zene duke punuar 6 dite ne jave dhe me pas pune vullnetare, ku na kerkohej te mesonim shume, shume per te patur nje jete sa me te qendrueshme. Pra cfare une kam jetuar ka qene me shume se cfare duhet te bej dhe jo se cfare une jam ne familje.
Kur njoha permes Bibles mbi dashurine e Perendise si nje Ate, hyra ne nje proces ndryshues qe ende vazhdon.
Sa here qe vajza ime reagon jo mire ndaj meje, me flet pa respekt, nuk me thote " Babi te dua", une nuk jam i lumtur, dhe mendoj gjithmone se ne te njejten menyre une merzis Perendine i cili pret vazhdimisht per mua te kem me Te nje marredhenie normale, pa u sforcuar dhe pa pritur qe te bej "gjera" per Te.

Kam kuptuar qe asnjehere nuk eshte mjaft ti thuash "te dua" dikujt, qofte prind, femije, bashkeshort apo Zotit. Une jam mirenjehes qe vajza ime pervec kenaqesise po me meson gjera qe s'do i perjetoja dot ndryshe.

Saturday, November 21, 2009

Dallimi i te premtes nga e Hena - sipas kafsheve

Dhurate per nje femije te panjohur


Para shume vitesh kam patur mundesine te marr pjese ne shperndarjen e pakove te Krishtlindjes per femije (ne fakt asnjehere nuk arrinin per Krishtlindje, por i shperndanim gjate Janarit apo Shkurtit). Mbaj mend qe gjithmone i ka sjelle gezim femijeve, jo vetem per dhuratat qe nuk i gjenin dot ne Shqiperi por dhe sepse pjesa me e madhe e tyre nuk do te merrnin ndonje dhurate te mire ne ate periudhe.

Kete vit si familje kemi ndjere nje kenaqesi shume te madhe qe morem pjese ne projektin e Samaritan Purse (Operation Christmas) duke bere dhe ne nje pako per nje vajze te vogel ne moshen e vajzes sone. Sigurisht qe financiarisht nuk ishim ne situate qe duhet te mendonim per te tjere, por ne zemer donim te benim dicka per nje femije qe priste per dhuraten tone. Dmth praktikisht dhuratat u blene me leket qe ne kemi sjelle nga Shqiperia.

Ajo qe kam pyetur veten me shume ne kete kohe eshte se pse nuk kam bere me pare dhurata te tilla?? Aresyet ishin dy: 1)dhurata te tilla vinin me qindra nga jashte Shqiperise, dhe kontributin tim mund ta jepja ne nje fushe tjeter, 2)nuk kam pare ne Shqiperi (te pakten ne Elbasan) projekte te tilla.

Mendoj qe ajo qe na ka penguar si te krishtere per te dhene eshte mentaliteti qe dikush tjeter qe ka me shume duhet te jape (shfrytezojme bujarine e te tjereve) dhe mendimi qe nuk kam per vete mjaftueshem. Kam pare ketu ne Kanada qe shume njerez qe japin per te tjeret nuk kane shume, por kane deshire. Nje kafe apo nje birre me pak, nje buzekuq apo nje lyrje flokesh me pak, ben nje jete te lumtur dhe shpesh te ndryshuar plotesisht.


Une jam shume i gezuar qe dhurova kete periudhe dhe jam lutur qe vajza qe do e marre, te gezohet dhe te mendoje qe dikush ka menduar per te. Eshte me i bekuar ai qe jep sesa ai qe merr.

Wednesday, November 11, 2009

Shqiptaret flasin me pasion per politiken...edhe ne Toronto


Ngado qe ta rotullosh biseden, se ku na vete fjala dhe fap tek politika. Ne varesi te llojit, moshes dhe vendit te diskutimit akoma diskutohet per ngjarje qe nga gabimet apo jo te Enver Hoxhes, tek 97', tek zgjedhjet e fundit dhe sigurisht tani binomi me i perfolur eshte Sali Berisha dhe Edi Rama. Ngado ta cosh po tek keta te dy vete. POr si nuk ka nje teme tjeter qe t'i beje shqiptaret te ulen dhe te diskutojne pa e ngritur zerin. Ndersa erdha ne Toronto, mendova qe shpetova nga keto diskutime dhe pjeserisht PO. Por ne qoshin e shqiptareve prane shtepise kur kaloj per te marre autobusin me kap veshi kalimshi fjale si: "Sala, e harrove 97', hajdutet, etj etj. Dhe ne biseda me familjaret e mi qe jane ketu -tema te vete tek politika shqiptare. Hej bela, si nuk na u shqit ky lloj diskutimi pa perfitim.
Jam i lodhur nga diskutime qe nuk sjellin asnje ndryshim as tek ne dhe as tek ata per te cilet flasim. Besoj qe ka gjera me te mira per te bere. Ti futesh punes dhe te mesosh t'i besh me mire gjerat per te cilat ke pergjigjesi dhe te rrethojne.

Giveaway of the Day

Giveaway of the Day

Kujtojme ata qe dhane jeten per ne

Sot ne kujtojme ata njerez te thjeshte qe nuk ia dime as emrat, por qe ne kohe te ndryshme luftuan dhe dhane jeten qe ne te kemi nje jete me te mire dhe te lire nga psuhtime apo rreziqe. Kjo kenge eshte nje shprehje qe minimalisht ne mbajme nje minute heshtje per ta.
Une do te doja qe secili te kete mundesi t'i thote faleminderit dhe Dikujt qe vdiq per ne, në nje kohe qe ne nuk e kerkuam dhe nuk menduam per Te. Ai vdiq qe ne te kemi nje jete si njerez te lire me qellimin origjinal pse u krijuam. Faleminderit Jezus qe vdiqe per ne dhe na dhe shprese me ringjalljen tende. Ne presim per ardhjen tende per t'i dhene fund kesaj bote te korruptuar dhe per vendosjen e Mbreterise tende dhe ketu.
Faleminderit

Tuesday, November 10, 2009

Ndryshim brenda nje minute

"Nje minute babi!" eshte pergjigja me e shpeshte qe vajza ime me jep kur e kerkoj te vije tek une. Nje minute per te eshte nje periudhe kohe e pacaktuar, qe i jep asaj kohe te mbaroje ate qe eshte duke bere. Shpresh e degjoj dhe nga te rritur: "erdha per nje minute", dhe sigurisht nuk vjen brenda 60 sekondave.

A eshte e rendesishme nje minute e jetes sone? Une them se PO.
Ne nje jete monotone ku nuk i jepet rendesi detajeve, nje minute nuk ka rendesi te madhe, por ne situata te caktuara nje minute eshe shume e rendesishme. Me lejo te jap ca shembuj, por mos harro te lexosh te fundit.

Para disa javesh udhetova disa ore per shkak te punes dhe me duhej te kapja nje autobus ne oren 7 pasdite per t'u kthyer ne Toronto. Ne mengjes linja ishte cdo 20 minuta dhe une nuk shpejtova sepse e dija qe nuk do prisja, kurda qe shkoja. Hyra ne stacion ne oren 7.01 dhe autobusi po dilte. Dhe sic ndodh gjithmone ne Kanada autobusi nuk ndalon askund pervec stacioneve te percaktuara. M'u desh te prisja dhe 59 minuta ne te ftohte dhe shkova shume vone ne nje ditelindje ku te gjithe me prisnin.

Gezimi, nje miku im ndersa po saldonte ne nje shtepi, nga nje gabim (i paparashikuar) e zuri korenti dhe per nje periudhe qe i ngjajti si nje jave, therriti per ndihme duke patur dridhje te tmerrshme. E zonja e shtepise pas shume kerkimesh per gjetjen e menyres se shpetimit i vajti mendja te hiqte prizen nga korenti. Cdo sekonde ishte me shume vlere.

Ndersa po shikoja nje dokumentar ne lidhje me eksperiencen nje personi qe ishte ringjalluar prej se vdekurish, personi shpjegoi sesi ne hyrjen e portes se ferrit ku shkonin personat qe nuk kishin marredhenie me Zotin, hynin me nje shpejtesi te madhe personat qe ishin larguar nga trupat e tyre fizike (pas eksperiences se vdekjes fizike). Sipas shpjegimit te personit, njerezit nuk kishin kohe te benin asnje tjeter vec te ulerinin nga tmerri qe po perjetonin per nje periudhe disa sekondash.

Ne fakt nje minute ka shume vlere. Secili nga ne mund te beje gjera te mira apo te keqija per veten dhe te tjeret, brenda nje minute. Dhe ne fakt vendimet merren brenda nje minute, pavaresisht sesa kohe ju ka dashur te mendojne per te marre ate vendim. Ne vendosim te inatosemi apo te mbetemi te qete brenda nje minute. Ne vendosim te japim nje buzeqeshje ose indiferentizem brenda nje minute.

Personalisht vendimi me i rendesishem qe mund te merret brenda nje minute eshte vendimi per t'i rregulluar gjerat me Zotin. Ti dhe une i kemi shkelur shumicen (mos them te gjitha) e ligjeve te Zotit. Dhe megjithese i kemi thene vetes "jam mire" brenda e kemi ditur qe ka dicka qe nuk shkon me pergjigjen qe i japim kerkimit te shpirtit per qetesi te vertete. Ne Mars 1994 une mora vendimin te kisha Paqe me Perendine dhe mund te them qe lutja qe i kam bere Zotit, ka qene gjeja me e rendesishme qe kam bere brenda nje minute ne gjithe jeten time.

Kush eshte minuta me e rendesishme e jetes sate? Me thuaj.

Te jesh i falur

Jo te pakta kane qene ditet kur marredhenia ime me gruan ka qene e mire. Gjithmone kishte nje shkak per t'u keqkuptuar. Sa e veshtire eshte te falesh kur mendon qe pala tjeter te ben te njejten padrejtesi apo nuk te shpreh mirenjohjen ne menyren qe e pret.
Marredheniet ndertohen ngadale dhe me veshtiresi dhe prishen shpejt dhe ne nje menyre qe veshtire te riparohen. Ne po vuajme si shoqeri per shkak te marredhenieve te prishura. Ndodh qe nje marredhenie megjithese eshte prishur ne siperfaqe duket sikur ekziston. Ndodh ne martese, me koleget e punes, me kusherinj ndodh dhe me Zotin.
Une kam bere kam shume gjera qe sipas librit te shenjte e prishin marredhenien time me Krijuesin. Ne fakt te dy palet kemi nevoje per njeri tjerin dhe te dy kerkojme restaurimin ne menyra te ndryshme. Ne fillim ndjenjat e mia me thonin qe Zoti te fal deri ne nje fare mase dhe per nje pjese te mekateve, kur mbushet kupa,mos e mundo me veten te kerkosh marredhenie.

Por ndersa kam lexuar ne Bibel, me ka dhene nje pamje tjeter. Jezusi erdhi nga perjetesia, per te me shpetuar nga mekatet e mia dhe me thote qe nese mekatoj, dhe shkoj tek Ai me zemer te penduar, AI me fal. E di qe kjo gje nuk eshte me ndjenja, por personalisht kam vendosur qe per ceshtjet shpirterore, nuk do te fus shume ne pune aresyetimin per gjera qe nuk i di. Une nuk linda me njohuri per Zotin apo planin e Tij per mua. Per shume vjet kam degjuar njerez qe kane vendosur standarte te ndryshme (shume te ndryshme nga njeri tjetri) se cila gje e kenaq Zotin apo na ben te drejte perpara Tij.

Ne fakt i cuditshem apo jo per ju, une kam vendosur TE BESOJ fjalen qe ai ka dhene permes njerezve te mbushur me frymen e shenjte. Dhe kjo fjale mua me thote qe nese pendohem, kerkoj falje tek Ai, jam i falur nga AI. Kjo me jep shprese per te filluar serisht marredhenien, sikur asgje s'ka ndodhur sepse Ai nuk e kujton mekatin tim ne marredhenien e re.
Kjo eshte fantastike per ta besuar qe eshte e vertete, por une e besoj dhe paqja ne shpirtin e tim e verteton kete.

Mendoj qe dhe ju keni mundesi te largoheni nga kompjuteri me nje ndjenje ndryshe, te patruar nga mekati juaj -ai qe bere sot apo dje, mos me thuaj qe s'ke bere apo menduar ndonje gje qe s'duhet ta beje.
Kur te degjohemi heren tjeter shpresoj qe jeni te "lare".