Tuesday, December 15, 2009

Nje histori e ndryshuar e Krishtlindjes

Jozefi i fejuari i Marisë mori vesh që e fejuara e tij ishte shtatzënë. (Në fakt kjo është bërë shumë normale këto vitet e fundit në Shqipëri.) Por problemi ishte që ai s’kishte kryer marrrëdhënie me Marien, kështu që fëmija nuk ishte i tij.
Sipas ligjit hebre, gratë që kryenin tradhëti bashkëshortore vriteshin me gurë. Ai s’mund ta bënte këtë gjë, ai ishte kaq i mirë sa nuk kishte therrur me dorën e tij asnjë kafshë, aq më tepër të vriste atë që ai e kishte aq për zemër. Për ta vrarë nuk mundej, për ta lënë ishte turp dhe kundërvënie ndaj ligjit. Atëherë atij i erdhi një ide:
Ai do i propozonte Marisë që të pinte një ilac që të provokonte nxjerrjen parakohe të fëmijës, dmth heqjen e këtij fëmije që s’ishte i tij përpara se ta merrnin vesh të gjithë.
Ai po mendonte se sa e gëzuar do të ishte e fejuara e tij, e cila do ta shihte këtë sugjerim si një akt mirësie nga burri i saj i ardhshëm, si një akt që tregonte se e falte atë. Ai filloi të ndjehej mirë, foshnja nuk do i prishte planet e tyre. Sigurisht që ata do të kishin fëmijë, por sëbashku dhe në kohën e përshtatshme.
Ky fëmijë nuk kishte ardhur në kohën dhe vendin e duhur kështu që nuk do ishte aq keq po të mos i jepje asnjë mundësi, në fund të fundit ai s’do kishte mundësi të kërkonte për ndihmë.
Në nesërmen në mëngjes, Jozefi shkoi te e fejuara e tij dhe ia tregoi planin gjenial. Ajo e pa në sy dhe me një lot që i rrëshqiti në faqe i tha, më fal Jozef, ishte një gabim dhe më duhet ta paguaj. Më gjej një doktor që të përgatisë një ilac të fortë dhe ta heqim këtë kujtim të hidhur. Ajo piu ilacin dhe…….
Sigurisht që ju jeni ofenduar apo cuditur me atë që sapo lexuat! Ju dhe unë e dimë fare mirë që nuk ndodhi aspak kështu. E vërteta është që Jozefi e pranoi Marien si gruan e tij dhe e rriti Jezusin si djalin e tij.
E trillova këtë histori për të na bërë të mendonim nëse në të vërtetë mund të ndodhte kështu- nëse Jozefi dhe Maria ishin pro abortit, nëse doktori që i dha ilacin ishte pro abortit dhe miqtë e tyre bënë sikur nuk panë gjë.
Perëndia ndërhyri në atë rast duke i folur Jozefit përmes një ëndërre.
Në këtë kohë krishlindjeje bëjmë mirë të mendojmë se cfarë duhet të bëjmë ne për ato bebe për të cilat Perëndia ka përgatitur që para krijimit të botës një plan të mrekullueshëm, por nuk arrijnë dot ta shijojnë aspak, sepse ligji, ngurtësia e zemrës dhe indiferenca i lejojnë ata të vriten.

Jezus, na fal për pandjeshmërinë tonë
          na fal për neglizhencën tonë
          na fal për harresën tonë
          na fal për mungesën e dashurisë

Në këtë kohë krishtlindjeje unë dua të shpëtoj jetë foshnjash.
Më ndihmo!

No comments:

Post a Comment